Në seancën e radhës për dosjen “Partizani” Spak deklaroi se thirrjen e Edi Ramës si dëshmitarë do ta vendosë gjykata, ndërsa mori në mbrojtje gjyqtaren Irena Gjoka. Në dalje nga GJKKO, Jamarbër Malltezi deklaroi se ndaj tij po zhvillohet një proces politik pa fakte penale ku prokurorët kanë falsifikuar dokumente. Malltezi tha se prokurorët kanë fshirë dvd ku janë deklarimet e Ramës në Asamblenë e Partisë Socialiste që kërkoi arrestimin e Berishës.
Prokuroria e Posaçme nuk shprehu kundërshtime por tha që e vendos gjykata nëse kryeministri Edi Rama duhet të thirret si dëshmitar në gjykim e dosjes “Partizani” në themel. Jamarbër Malltezi deklaroi në dalje të gjykatës se prokurorët kanë falsifikuar dokumenta duke fshirë dvd kyu janë deklaratat e Ramës në Asamblenë e Partisë Socialiste që kërkoi arrestimin e kreut të opozitës Sali Berisha.
Malltezi tha se prokurorët po sillen si kamikazë të Ramës duke e mbrojtur pasi është vetë kryeministri Rama ai që ka firmosur dhe ka dhënë leje për këtë çështje dhe jo Berisha, teksa denoncoi faktin se SPAK po mbron gjyqtaren Irena Gjokën
Edhe gjatë seancës gjyqësore, Malltezi hodhi akuza se gjyqtarja Irena Gjoka dhe ajo e apelit Ilirjana Olldashi kanë zhdukur nga aktet hetimore, pretendimet e tij për gjyq politik, dhe mungesa e këtyre procesverbalëve u evidentua nga Gjykata Kushtetuese që sipas tij tha se nuk ndodhen në fashikuj. Avokatët e Malltezit dhe Berishës ngritën shqetësimin se sip o veprohet me dy standarte për pranimin e provave të tyre kundër akuzës, duke mos pranuar madje as sjelljen e shembujve dhe praktikave të tjera ku nuk ndodh diçka e tillë. Mbrojtja ka thirrur edhe gjyqtaren Gjoka si dëshmitare, Por SPAK u shpreh kundër këtë të enjte, ndërsa mbi kërkesat e palëve, togat e zeza do të shpallin vendim më 15 prill në orën 10:30
Gazeta RD