Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e sotme në Parlament, ku pati përplasje verbale mes deputetëve.
Në një postim në rrjete sociale, Malaj ka akuzuar Taulant Ballën si provokues të këtyre debateve, ndërsa shkruan se ky i fundit synon të pengojë funksionimin normal të institucioneve.
Sipas Malajt, veprimet dhe fjalët e Ballës kanë si qëllim të mbajnë të ndezur agresivitetin ndërpartiak dhe politik, duke krijuar një klimë tensioni dhe duke nxitur reagime agresive të opozitës.
“Kam kohë që paralajmëroj se Taulant Balla është provokuesi bixhozxhi edhe sipas mediave. Ai do të provokojë përherë dhe më shumë që Parlamenti të mos funksionojë normalisht. Ky postim nuk justifikon aspak qëndrimet agresive të opozitës,” shkruan Malaj në fb.
Gazeta RD