Ftesa ishte dhe për opozitën/ Garda nuk lejon kryebashkiakun e Pukës në takimin me Ramën

Kryeministri Edi Rama nis sot turin “Për punët e Shqipërisë” me kryetarët e bashkive, takimi me të cilët është caktuar në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Ndërkohë Rrok Dodaj, kryetari i Bashkisë së Pukës deklaron se nuk është lejuar të marrë pjesë në takimin zyrtar me Ramën. Ai konfirmoi se kishte marrë ftesë për të qenë prezent, por garda nuk e ka lejuar të hyjë në sallë, pasi emri i tij nuk figuron në listën e pjesëmarrësve.

Në një sqarim të mëtejshëm, ai tha se është kontaktuar nga PS dhe i kanë shpjeguar se ftesa i është dërguar gabimisht nga sekretarja.

Disa prej kryetarëve demokratë pranojnë se kanë marrë ftesë, ndërsa të tjerë thonë se nuk janë ftuar.

Miftar Dauti, kryetar i Bashkisë së Hasit dhe Albert Mëlyshi i Mirditës thonë se nuk kanë marrë ftesë.

Ftesën e konfirmon edhe Hilë Curri i Fushë-Arrëzit.

PS ka konfirmuar se ftesa u është dërguar vetëm kryebashkiakëve socialistë.

Ndërkohë kjo situatë bëhet edhe më skandaloze kur shikon që takimet me të zgjedhurit vendorë të votuar nga populli i organizon Partia Socialiste ose patronazhistët.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …