Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me ekspertë, u shpreh se, dhjetëra mijëra ton naftë futen kontrabandë në Shqipëri. Sipas tij, këtë e bën vetëm qeveria.
Ai tha se, nuk zhduket nafta transit, por zhduken 350 mijë ton naftë kontrabandë. Dhe kontrabandën nuk mund ta bëjë njeri tjetër përveç qeverisë. Nafta e tëra vjen me anije.
Berisha: Ky është i shkonfiguruar nga çdo koncept qeveritari dhe zyrtari.
Nuk ka asnjë koncept. I fshirë.
Dhe mbi këtë bazë, del e u thotë qytetarëve çdo lloj mashtrimi që i vjen në kokë.
Shet injorancë nga mëngjesi gjer në darkë para kamerave.
Shet mashtrime të turpshme t’i dëgjojë një njeri.
Dhe gjithçka bën për të mbuluar këtë ndëshkim që u bën shqiptarëve me çmimin e naftës.
Ndëshkim që shkon në miliarda euro.
Shkon në 2.6 miliardë euro.
Shkon në pamundësi masive të fermerëve për të paguar mjetet e punës.
Shkon në çmime të larta transporti.
Në rritje të çmimit të ushqimeve.
Dhe shkon në një cinizëm, në një sharlatanizëm ekstrem.
Tani do ta gjurmojmë naftën ne, thotë, se ajo nafta të rikujton ndonjëherë paranojakët e dikurshme.
Thoshte Enver Hoxha, ma thotë ajo mendja ime se në atë katror atje ka naftë.
Edhe ky thotë, ma thotë kjo mendja ime se nafta transit na zhduket.
Nuk zhduket nafta transit, por zhduken 350 mijë ton naftë kontrabandë. Dhe kontrabandën nuk mund ta bëjë njeri tjetër përveç qeverisë.
Nafta e tëra vjen me anije.
Dhe është vërtetuar se anijet e Libisë vijnë për qeverinë.
Është gjetur.
Po ato vijnë, kapen dhe mbyllen se janë anijet e qeverisë.
Nafta, në qoftë se ti e taton 60 përqind të çmimit litrin, ti faktikisht bë një plaçkitje masive të shqiptarëve.
Pra, dy janë faktorët kryesorë të këtij çmimi ndëshkues të litrit të naftës në Shqipëri.
Ngarkesa fiskale më e lartë në botë.
Nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë ngarkesë fiskale më të lartë se Shqipëria.
Jo.
Dhe e dyta, nuk ka një vend tjetër që të ketë një kontrabandë më të madhe se Shqipëria.
Por kontrabanda, thashë edhe njëherë, është e tëra kontrabandë qeveritare.
Se gjemitë kontrabandë i sjell vetëm qeveria.
1.1 euro dora e shtetit merr për litër nafte nga qytetari.
0.7 u merr në Maqedoni, u merr në Kosovë, dhe çmimet aty janë minimumi 40 përqind më të lira.
Më e lirë.
Gazeta RD