Berisha: Irena me 5 mbiemra ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasurinë, nuk dënohet se mbrohet nga familja Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas daljes SPAK ku ishte për masën e sigurisë, tha se Irena me 5 mbiemra ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasurinë, nuk dënohet se mbrohet nga familja Rama.

Berisha: Përveç kësaj, Irena me 5 mbiemra nuk ka falsifikuar vetëm në Greqi, nuk është dënuar vetëm në Greqi, por ajo ka falsifikuar të paktën pesë herë, për çka dënohet penalisht, të gjithë formularët që ajo ka plotësuar për vetingun, ILDKP-në, për emërimet e saj në gjykatën speciale.

Pra janë 5 formularë në të cilët ajo ka mashtruar shtetin shqiptar.

Por Altin Maneku e ka injoruar totalisht të gjithë këtë, në një kohë kur çdo person tjetër i cili është gjetur se ka falsifikuar formularin është dënuar dhe penalisht dhe është nxjerrë nga detyra.

Kjo nuk ndodh me Irenën me 5 mbiemra sepse është e mbrojtur nga familja më mafioze e Shqipërisë, që është familja Rama.

Përveç këtyre, Irena Gjoka Maneku Dumani ka fshehur pasurinë e saj.

Çdo zyrtar i gjetur në fshehje pasurie është ndëshkuar sipas ligjit.

Irena ka fshehur apartamente dhe garazhe, por këtu e thirri Altin Dumani, i tha si i ke fshehur ti këto?

Po ti, i tha, si i ke fshehur këto 4 shtëpitë?

E kuptoni se si e kanë neutralizuar njëri-tjetrin?

Ju u duket si habi, por kjo ka ndodhur se këtu ndodhin çudira.

Kështu që Irena me apartament të fshehur, me garazh të fshehur, në vend që të shkojë aty ku e ka vendin, në burg, i thotë Dumanit, shih pak veten tënde.

Dhe këtu do i sjellim edhe ato të Dumanit, do i bëjmë të gjitha, sepse ka mashtrime të turpshme dhe ai dhe së shpejti do merrni vesh.

Por thashë ta përfundojmë me klienten e tij, pastaj t’i kthehemi Troplinit.

Kjo është siç e shihni të dashur qytetarë, pyeteni veten cili qytetar shqiptar i cili ka kryer pesë shkelje të rënda ligjore, krime, nuk përballet me dënimin?

Duhet të jesh gjykatës special ose prokuror special që të mos ekzistojë ligji.

Këta janë llumi i shtetit shqiptar, janë turpi i zyrtarëve shqiptarë, këta nuk kanë ligj, moral, dinjitet përveçse krim, krim dhe vetëm krim.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Data 17 do jetë leksioni i madh që do i jepet këtij regjimi! BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që në datën 17 …