Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakes së Tropojës, Bardhi: I qëndrojmë kallëzimit…

Gazment Bardhi dhe disa deputetë të tjerë të PD janë thirrur sot në GJKKO si dëshmitarë në procesin ndaj ish-kryebashkiakes së komanduar të Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj.

SPAK e akuzon Islamajn, se ka ndërhyrë te ndërtuesi për të ngritur një urë mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj.

Bardhi pasi doli nga ambientet e GJKKO tha për gazetarët se i qëndrojnë kallëzimit, ndërsa theksoi se dosja ka kaluar për gjykim në GJKKO.

“Bëhet fjalë për nënkryetaren e bashkisë së Tropojës që është marrë e pandehur dhe është dërguar në gjyq me akuzën për korrupsion në rastin e një prokurimi publik, ku dyshohet se ka përfituar ndërtimin si dhuratë të një ure nga ana e kompanisë private që ishte kontraktuar për të ndërtuar një rrugë nga bashkia e Tropojës.

Arsye që erdhëm sepse një grup deputetësh janë firmëtarë të kallëzimit. Patjetër që i qëndrojmë kallëzimit që kemi bërë në SPAK. Kallëzimi i bërë prej nesh është gjetur i drejtë dhe me provat e duhura nga ana e SPAK, e cila në përfundimit të hetimeve i është drejtuar për gjykim Gjykatës së Posaçme”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

“PS, Parti-Shtet”/ Aleati i Ramës, Milo: Po shkojnë drejt shthurjes që nuk ndalet

Këtë të mërkurë, në intervistën për News 24, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi përplasjen …