“Balluku”/ Bardhi: Mazhoranca pengon integrimin duke mbrojtur korrupsionin!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi debatoi ashpër me Klodiana Spahiun gjatë Konferencës së Kryetarëve, duke akuzuar mazhorancën për mbrojtje të korrupsionit dhe pengim të procesit të integrimit europian.

Ai theksoi se, opozita kërkon vetëm kontroll parlamentar dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa qeveria po bllokon çdo mekanizëm mbikëqyrës dhe po kundërshton dhënien e imunitetit për zyrtarët e akuzuar për abuzime.

Bardhi: Është e rëndë të vini e të shpifni këtu. Nuk ka asnjë rast të deputetit të opozitës që flet dhe punon kundër integrimit. Por, ndryshe nga ju, ne nuk bëhemi mburojë e korrupsionit. Ne themi: hiqini imunitetin zëvendëskryeministres së akuzuar për abuzime prej 1.1 miliardë euro. Ju thoni jo!

Kush po e pengon dhe kush është kundër procesit të integrimit? Është opozita apo ju që ngrini kartonin e kuq ndaj prokurorisë?

Çfarë thotë progres-raporti? Parlamenti pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar e ekzekutivit. Pra, kush po e pengon? Ne që kërkojmë kontroll parlamentar apo ju që votoni kundër kontrollit?

Kush nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kemi qenë ne apo ju? Keni qenë ju që keni ngritur dy herë kartonin e kuq kundër Gjykatës Kushtetuese.

Ju që vidhni po punoni pro Shqipërisë, ndërsa opozita që denoncon po punon kundër integrimit? Keni rrëzuar çdo instrument kontrolli.

About Redaksia

Check Also

Analisti: Rama e ka mbyllur ciklin, fundi i tij nuk do të jetë demokratik!

Analisti Armand Shkullaku, ka kritikuar qeverisjen dhe Edi Ramën, duke e cilësuar këtë fazë si …