Bardhi: Nëse kërkesat e opozitës rrëzohen nga urrejtja politike, ky nuk është parlamentarizëm!

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, maxhoranca rrëzoi sot në Konferencën e Kryetarëve kërkesat e opozitës për krijimin e dy Komisioneve Hetimore parlamentare. Opozita kërkoi ngritjen e një Komisioni për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të AKSHI-t dhe për tenderat e ndërtimit të rrugëve.

Gazmend Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD, gjatë fjalës në Konferencën e Kryetarëve akuzoi mazhorancën se po pengon funksionimin e Parlamentit dhe po injoron rolin e opozitës.

Në një debat të fortë me kryetarin Niko Peleshi, Bardhi theksoi se, kërkesat e opozitës rrëzohen për urrejtje politike dhe nuk ka hapësirë për komisione hetimore, interpelanca apo mocione me debat.

Bardhi: Nëse kërkesat e opozitës rrëzohen nga urrejtja politike, ky nuk është parlamentarizëm. Prandaj po ju pyes, kryetar, cili është roli i deputetëve, kur ju nuk pranoni as komisione hetimore, as interpelanca, as mocione me debat, as amendamente, as ligje? Cili është roli i opozitës? T’ju bëjë fresk juve?

Na thoni cili është roli ynë. Sepse na thoni ‘hajde të bashkëpunojmë’ dhe ‘të jemi konstruktivë’, por kur ne e bëjmë këtë, ju rrëzoni gjithçka. Ju, kryetar, jeni garant për funksionimin e Kuvendit. Na keni lexuar një fjalim që na ka prekur, ndërsa sot nuk gjej asnjë çështje që ju, si kryetar, e keni mbrojtur për opozitën.

About Redaksia

Check Also

“PS, Parti-Shtet”/ Aleati i Ramës, Milo: Po shkojnë drejt shthurjes që nuk ndalet

Këtë të mërkurë, në intervistën për News 24, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi përplasjen …