Çfarë ndodhi me vilën e Agasit/ Dallëndyshja merret dy orë në pyetje

Këtë të martë, ish-drejtoresha e Kadastrës u pyet në SPAK për afro dy orë në kuadër të hetimeve që po kryhen për aferën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, institucion brenda të cilit vepronte një grup i strukturuar kriminal që drejtohej nga dy biznesmenët e shumëkërkuar Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Referuar burimeve rezulton se Bici u pyet lidhur me procedurat e legalizimit dhe regjistrimit të një vile ne periferi të Tiranës, në emër të Ergys Agasit.

Ditët e fundit, SPAK ka ushtruar kontrolle në vilat luksoze të Agasi dhe apartamente dhe vila që dyshohen si pasuri të fshehura të ish-drejtoreshës së AKSHIT, Mirlinda Karçanaj.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali/ Rama mbron aferat e mëdha korruptive me alibinë e Kushner

Deputetja socialiste, Zamira Sinaj deklaroi të martën në komisionin parlamentar për Turizmin se kompania e …