Hetimet/ Si Dallëndyshja i kaloi në pronësi vilën, godinat dhe 5 hektarë tokë Ergys Agasit

Ish-drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve për grupin e dyshuar kriminal të lidhur me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.

Fletëthirrja ndaj saj është firmosur nga prokurori Bledar Maksuti, ndërsa burime bëjnë me dije se në fokus të pyetjeve kanë qenë procedurat e regjistrimit të një vile luksoze në periferi të Tiranës, e cila rezulton e regjistruar në emër të Agasit.

Hetuesit kanë kërkuar sqarime për mënyrën e legalizimit dhe pajisjes me dokumentacion hipotekor të kësaj prone, si dhe për kalimin e saj në emër të një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas të njëjtave burime, çështja lidhet me kompleksin “Equos” në periferi të kryeqytetit, ku dyshohet se përmes procedurave të kontestuara janë kaluar në emër të Agasit një vilë, disa godina dhe rreth 5 hektarë tokë.

Një bkznesmen do të duhet të sqarojë rrjedhën e procedurave që dyshohet se janë përdorur për kalimin e pronësisë, në një proces që hetuesit po e verifikojnë për shkelje të mundshme ligjore.

Ndërkohë, Agasi dhe Beqiri vijojnë të jenë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa hetimet për aktivitetin e tyre në tenderat e AKSHI-t dhe lidhjet me struktura shtetërore janë në zhvillim.

Në arrest shtëpie ndodhet ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndërsa persona të tjerë po hetohen në masa më të lehta sigurie, në një nga dosjet më të ndjeshme që lidhet me abuzimet me fondet publike dhe pronat në vend.

About Krye Redaktor

Check Also

Pse nuk i sekuestrohen pasuritë?/ Lidhjet e baronit të drogës Ervin Mata me deputeten e PS

Pas 10 vitesh i paprekur nga policia dhe drejtësia shqiptare, pas më shumë se 2 …