Alizoti: Para se të shkojë te ndeshja e NBA, Rama të shohë Onkologjikun!

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, duke vënë në kontrast udhëtimet e këtij të fundit për të ndjekur evente sportive luksoze me gjendjen e vështirë të sistemit shëndetësor në vend, veçanërisht atë të spitalit onkologjik.

Gjatë fjalës së tij, Alizoti tha se, para se kryeministri të shikonte ndeshje të NBA apo futbolli nëpër stadiumet e Italisë, do të ishte më mirë të vizitonte spitalin onkologjik dhe atë të pediatrisë për të parë nga afër gjendjen e mjerueshme ku është Shqipëria.

Alizoti: Ne jemi republikë parlamentare dhe kryeministri dhe çdo ministër është i detyruar në bazë të kushtetutës të përgjigjet dhe të japë llogari para njerëzve. Më ngacmoi fjala e zotit Hoti, para se kryeministri të shikojë edhe me shumë kolegë të tjerë deputetë ndeshjet nëpër stadiumet luksoze të Italisë dhe të botës dhe të shikojë ndeshjet e NBA-t, do bënte mirë të shikonte onkologjikun, të shikonte spitalin e pediatrisë së fëmijëve, të shikonte gjendjen e mjerueshme ku është Shqipëria. Shqipëria është shumë larg Europës. Ai onkologjiku i famshëm ku ka jetë njerëzish, që s’ka ilaçe dhe ku ministrja e Shëndetësisë ka muaj e muaj, nuk, nuk denjon. Mbase dhe nuk e kupton.

Unë kam përshtypjen që e kupton, por nuk denjon të vijë t’i përgjigjet qytetarëve të vet. Se një njeri që ka një të sëmurë në Shqipëri, nuk është i sëmurë vetëm ai, po është e sëmurë e gjithë familja. Se sëmundja e kancerit është sëmundja më e kushtueshme. Dhe unë kam pasur përvojë familjare tek onkologjiku, por dhe tek pediatriku. Nuk janë të gjithë shqiptarët që i çojnë njerëzit nëpër Viena, nëpër Parisra, nëpër Anglira. Atje është i gjithë populli shqiptar që e ka zënë një hall i madh. Dhe kur kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i partisë suaj, i hypën avionit dhe sheh NBA-in dhe i bëjnë dhurata, është etike dhe morale dhe mos u mërzisni.

Nuk bëhet demokracia me recitime, me lavdërime. Demokracia është kritikë. Ju rrini të gjithë në rresht, sepse është thënia e famshme e Stalinit se nga ajo parti vini, që thoshte, besnikëria është e përkohshme, por frika është e përhershme. Atëherë do ishte, pse unë ju quaj zoti Peleshi, me respekt për ju dhe nuk ju quaj zoti kryetar, sepse kryetari i kuvendit nuk është dikush që merr mesazhe, por ai e drejton kuvendin e Republikës. Dhe të jesh kryetar kuvendi është një institucion, është një pozicion shumë i rëndësishëm. Do hyni në histori, kjo është jeta juaj personale, por dhe politike, që drejtoheni këtë parlament siç drejtohet. Ky nuk është oborri i Partisë Socialiste. Dhe ka, më bën një gjë përshtypje që nuk është, është shumë e turpshme edhe për njerëzit dhe për publikun, që, që përjashtohen non-stop vetëm opozitarët.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Afera e Portit të Durrësit, afera më e madhe korruptive që ka Europa në tryezë! Portin e peshkimit e morën dy trafikantë

Kryetari i PD, Sali Berisha, e cilësoi aferën e Portit të Durrësit si aferën më …