Boçi: Ligjet janë në letër, pastrimi i parave lulëzon në praktikë!

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PD, Luçiano Boçi, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për dështim në luftën kundër pastrimit të parave, duke theksuar se pavarësisht ekzistencës së ligjeve dhe mekanizmave, zbatimi i tyre mbetet i dobët.

Ai kritikoi interpretimin e treguesve ndërkombëtarë dhe ngriti shqetësime për nivelin e lartë të korrupsionit dhe ekonomisë informale në vend, duke e cilësuar situatën si alarmante.

Luçiano Boçi: Paskemi kaluar dhe Gjermaninë. Po çfarë gallate më të madhe nuk ka, sepse ju i dashur ministër, keqinterpretoni një gjë shumë të rëndësishme. Indeksi i Bazelit, Manivali, FATF-ja, masin riskun e pastrimit të parave dhe përcaktojnë a ka një shtet mekanizma për ta parandaluar këtë gjë dhe nuk mat sasinë e parave të pista të pastruara në një ekonomi. Nuk e mat këtë. Dhe nuk e mat. Po mekanizmat, cilat janë?

Po zoti ministër, mekanizmat janë ligjorë, kjo është e vërtetë. Dhe fatmirësisht Shqipëria ka mekanizma ligjorë, se këtë po themi ne. Ka mekanizma, se e tha dhe zoti Braçe kur bëri krahasimin me Vatikanin. Por sa zbatohen mekanizmat ligjorë? Sa sy mbyllni ju dhe sa vesh i bëni shurdh? Sepse sot ne miratojmë shtesa ligjore që vërtet mbyllin ca shtigje, por Rama me zotësinë e tij hapi 100 shtigje të reja për pastrimin e parave.

Këto ndryshime mbyllin pesë porta, por Rama hap 50 porta për pastrimin e parave. Dhe kjo është e vërteta. Dhe ky pastrimi i parave është edhe i dëgjueshëm, është dhe i shikueshëm, edhe i nuhatshëm, edhe i shijueshëm, kapet nga të gjitha shqisat, nga të gjithë secili prej nesh dhe qytetarëve. Jo më i arsyeshëm dhe i mendueshëm. Sepse ky është realiteti. Ky është realiteti që ju doni ta fshihni. Dhe në Shqipëri ka një progresion të çuditshëm. Sa më të forta bëhen ligjet, aq më shumë shtohet korrupsioni dhe shtohet pastrimi i parave. Sepse ligje të bukura, po, kemi ne.

Ky ligj ka dhe korpuse të tjerë partnerë dhe unë do t’ju listoj vetëm dy prej tyre. Është i lidhur ngushtë me ligjin për pronësinë përfituese. Apo jo, zoti ministër? Po ky ligj i pronësisë përfituese që duhet të zbulojë pronarët e fshehur, a di gjë ku janë 200 milionë euro të Edi Ramës të deklaruara në vitin 2013 nga OSBE-ODIHR, i ka zbuluar ky ligj? Jo, sepse nuk funksionon. Nuk funksionon mekanizmi. Mekanizmi ekziston? Po, ekziston. Po, ekziston dhe ligji antimafia, i lidhur ngushtë është me këtë, pastrimin e parave. Po ç’ndodh në Shqipëri? Sa para sekuestrohen në bazë të këtij ligji antimafia?

A janë të prekshëm pushtetarët dhe bosët e krimit në Shqipëri, sipas këtyre ligjeve që ne i miratojmë? Jo, fare, aspak. Sepse nuk ndodh. Paratë pastrohen. Pastrohen në sy të të gjithë shqiptarëve. Jo më larg se para një jave, a e patë reportazhin e Rai 3? Ku qartazi argumentohej që paratë e drogës, të korrupsionit të zyrtarëve të lartë pastrohen fare lehtësisht në Shqipëri. Por Shqipëria i ka mekanizmat, ja ka kaluar Gjermanisë. Por si është e vërteta?

Ku është e vërteta? E thanë dhe kolegët e mi këtu. Jua tha zoti Balliu, shumë e thjeshtë. Duhet t’i vini alarmin. Vetëm 22% e kullave i kanë para bankare. I kam në qarkullim bankar. 78% nuk i kanë. Atëherë ç’na tregoni përralla, vini na tregoni përralla këtu? Po mirë, e dini ju se jeni në pushtet, 1 metër katror, 1 metër katror sot shtëpi, e di sa kushton? Sa paga vjetore e pagës minimale të një shqiptari. Paga vjetore. 1 metër katror biznes, dyqan, e di sa kushton?

Sa paga vjetore e një mësuesi. A e kuptoni çfarë alarmi? Po mirë, si ka mundësi? Po marr një tregues tjetër që lidhet me jetën e përditshme të shqiptarëve. Se përmendët remitancat. Madje lavdëroheni, janë rritur remitancat. Po, janë rritur remitancat sepse është zhvlerësuar euroja.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Rama në SHBA/ Paditet si pjesë e skemës së mashtrimit 8 milionë USD me Ron Yeffet

Një padi e depozituar në SHBA ndaj Ron Yeffet, e siguruar nga “Pamfleti” zbulon një …