Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë takimit në Durrës tha se, partnerët ndërhynë në momentet e fundit për të anuluar tenderin superkorruptiv të Ramës dhe Lubisë për portin e ri.
Ai tha se, e tëra kjo vepër e Lubi Ballukut dhe e Edi Ramës sigurisht se ajo çdo gjë e ka bërë në ujdi të plotë ose me porosi të plotë të Edi Ramës.
Berisha: Përsëri këtu një mashtrim i paskrupullt për të vjedhur.
U tha shqiptarëve një vit rresht se ky port i Porto Romanos, do e ndërtojë privati.
Ju, qytetarët, nuk do paguani asnjë qindarkë.
Dhe tani pas 3-4 vitesh histori, del se portin në Porto Romano do ndërtohet nga taksapaguesit shqiptarë.
Dhe do të jetë pra një gjobë.
Ky vet, me klanin e tij mafioz, pasurohet me disa miliardë euro, shqiptarëve u vjedh disa miliardë dhe i ndëshkon me mbi 1 miliard tjetër për të ndërtuar portin e ri, një port të pavlerë, një port një e katërta e Portit të Durrësit, nuk ka asnjë vlerë.
I duhet vetëm për kontrabandë se po i vijnë ato anijet nga Tunizia, nga Libia, që e shkarkon naftën aty.
Pra, një gjobë e tmerrshme për një vepër publike, e cila bëhet për të zëvendësuar një kryevepër publike që e vjedh ky.
Tenderi identik me Tunelin e Llogarasë.
Krye-ekspertja që në këto troje, grua më mafioze se ajo nuk ka lindur, dhe vetëm Edi Ramën ka përpara, merr e hap tenderin, natyrisht ndërtimi i një porti është gjë e madhe, vijnë kompanitë më të mëdha të ndërtimit të porteve, Franca, Holanda, kompani me një ekspertizë të jashtëzakonshme.
I merr dhe i përjashton, mendon se do mund të bënte si me Pacollin dhe atë Ademin, i merr dhe i përjashton dhe zgjedh kompaninë që sigurisht ndante me ta më shumë.
U desh një ndërhyrje energjike e partnerëve tanë që ky tender mega-korruptiv të anulohej një ditë para se të shpallej fituesi.
E tëra kjo vepër e Lubi Ballukut, e Edi Ramës sigurisht se ajo çdo gjë e ka bërë në ujdi të plotë ose me porosi të plotë të Edi Ramës.
Pra, në këtë aferë, e cila është vetëm në hapat e parë të kundërmimit ndërkombëtar, por që kundërmimi do vazhdojë në të gjitha nivelet.
Gazeta RD