Gorea: Berisha, një nga firmëtarët e projekt gjigant që do ndryshonte fatin e Durrësit

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Arqile Gorea ka treguar të pathënat e projektit gjigant që do të ndryshonte fatin e qytetit bregdetar.

Duke folur në takimin e organizuar nga PD në dëgjesën publike për Portin e Durrësit, Gorea tha se projekti madhor ndërkombëtar ka rrënjë të thella historike, duke e lidhur atë me Korridorin 8.

Ky projekt, theksoi ish kryebashkiaku, i cili synonte të lidhte Adriatikun me Detin e Zi, nuk ishte thjesht një rrugë, por një vizion për zhvillim ekonomik, kulturor dhe social për të gjithë rajonin, me mbështetjen e figurave më të larta të politikës botërore.

Në vitet ’90, ideja e Korridorit 8 mori një shtysë vendimtare ndërkombëtare. Një memorandum bashkëpunimi u nënshkrua mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ku një nga firmëtarët ishte edhe ish-presidenti Sali Berisha.

Gorea: Ne nuk duhet të prodhojmë konflikt as me Zotin, as me historinë. Porti i Durrësit i sjell Durrësit transportin, turizmin, tregtinë, peshkimin dhe shumë benefite të tjera. Unë do të ndalem kryesisht tek influenca e transportit dhe tek projekti projekti madhor i korridorit tetë. Zoti Berisha ka qenë një nga firmëtarët e memorandumit të bashkëpunimit Bullgari, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, ku të tre presidentët e atëhershëm firmosën me vullnetin e tyre për të bërë realitet korridorin tetë. Dhe kjo u bë nën patronazhin e presidentit amerikan Bill Clinton. Në kuadrin e kësaj, Bashkia e Durrësit nisi një iniciativë sa civile, aq edhe qytetare. Në kuadrin e kësaj u iniciuan shumë iniciativa duke e parë këtë projekt madhor, këtë fakt të madh që i trokiti në derë Durrësit dhe gjithë rajonit me të gjithë benefitet e tjera.

Pra, filluam qysh në atë kohë të organizojmë takimet e korridorit tetë. U krijua lobi i kryetarëve të bashkive të korridorit tetë nga Durrësi në Varna dhe Burgas. Takimin e parë, nën patronazhin e amerikanëve, e organizuam në qytetin e Ohrit, ku u demonstrua edhe eksperienca dhe projekti se si do të zbatohej ky projekt madhor në faza. Ishin që të gjithë përfaqësuesit e pushtetit vendor, edhe një herë po e theksoj, nga Bari se e harrova Barin, Durrësi e deri në Varna dhe Burgas, ku ishin pjesë edhe komunat dhe bashkitë shqiptare. Në kuadrin e kësaj, gjithmonë në filozofinë e zhvillimit, sepse korridori është një kolektor. Të gjithë e mbajmë mend nga shkolla parimin e enëve komunikuese. Kolektori barazon nivelet e zhvillimit të të gjithë vendeve.

Pra komuniteteve po i vinte barazimi i niveleve të zhvillimit. Po i vinte një koncept i ri jashtëzakonisht i rëndësishëm, duke e filluar nga dhomat e tregtisë së korridorit tetë, duke vazhduar festivalet e korridorit tetë, ë, aktivitetet sportive, kulturale dhe të tjera të gjithë me radhë që do prodhonin një lëvizje. Dhe kjo lëvizje, kuptohet që lëvizja e njerëzve do të sillte zhvillimin. Po korridori tetë nuk ishte vetëm një rrugë makinash. Korridori tetë ishte hekurudhë, ishte transport inteligjent që është transporti me kontejner, ishte dhe linjat e telematikës. Pra kishim të bënim me një event me shumë rëndësi që po i vinte vendit tonë dhe ne u angazhuam seriozisht që të bëjmë gjithçka për këtë. Këtu në qytetin e Durrësit, shumë nga ju mund ta mbani mend, u organizuan ditët e korridorit tetë, ku morën pjesë gjithë qytetet dhe komunat e korridorit tetë. Pra, u bë festivali folklorik i korridorit tetë, ku erdhi ansambli shtetëror bullgar, ansambli shtetëror i Maqedonisë së Veriut.

Pati gjithë ditën koncerte, qenë edhe grupet lokale të komunave shqiptare. U organizua dita e monumenteve të kulturës, sepse është shumë e rëndësishme që në këtë koncept, se që ta duash diçka, duhet ta njohësh. Që ta njohësh duhet të hapësh libra dhe duhet të lexosh. Njerëzit s’duhet ta harrojnë për asnjë çast. Nuk është rastësi porti i Durrësit dhe Durrësi që është në këtë pozicion. Aty e ka vendosur Zoti dhe këtë vullnet të Zotit e kanë shfrytëzuar që të gjithë. Duke filluar që nga Normanët, Rikard Zemër Luani dhe të gjitha kryqëzatat e tjera, pushtimet ushtarake dhe të gjitha me radhë kanë kaluar nga porti i Durrësit. Nuk është vetëm strategji ushtarake, është strategji transporti, është strategji turizmi, është strategji zhvillimi, është strategji e afrimit të komuniteteve, sepse kur njerëzit kontaktojnë me njëri-tjetrin, e kuptojnë që gjërat që na bashkojnë janë më shumë se gjërat që na ndajnë.

About Redaksia

Check Also

PD denoncon Delina Ibrahimajn: 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike denoncon aferat dhe përfitimet e dyshimta të …