Ministrja thotë se është rritur vetem çmimi i kastravecit dhe domates

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha të premten se qeveria po monitoron me bazë ditore çmimin e karburantit dhe ushqimeve, të cilat siç tha janë ndikuar nga lufta në Lindjen e Mesme.

Ajo u shpreh se nga monitorimi ditor i 80 produkteve të shportës është vënë re se ka rritje vetëm të çmimit të perimeve, pra kryesisht kastravecit dhe domates.

E pyetur nga gazetarja nëse ka plan qeveria te ndërhyjë për të frenuar rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, Ibrahimaj u përgjigj se “nëse do të rriten edhe çmimet e tjera do te ndërhyhet me mbështetje të kategorive që nuk i përballojnë çmimet e rritura”.

About Krye Redaktor

Check Also

Eshte më e shtrenjte/ Kosova nis hetimet për naftën që importohet nga Shqipëria

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari Lila, deklaroi se çmimi i naftës …