Skandali/ Inxhinerja: Si u miratua brenda javës një projekt që kërkonte dy vite studim

FJALA E INXHINIERES ENTELA KONJA NË TRYEZËN E DISKUTIMIT MBI ZHVILLIMET E PORTIT TË DURRËSIT

Shkeljet ligjore janë shumë të dukshme që nga faza e aprovimit e inicimit të këtij projekti. Do të sillja në vëmendje takimin e parë që është bërë në 2022-shin kur Adriani kandidonte për Bashkinë Durrës, u soll në vëmendje për herë të parë çështja e tjetërsimit të portit të Durrësit. Dhe më pas me Iglin, me të nderuarën Adriana Kalaja jemi përpjekur të bëjmë disa denoncime. Adriana e ka çuar deri në çështjen ligjore të portit të Durrësit në emër të Partisë Demokratike me guximin e që që kjo zonjë ka, për ta çuar, për ta bërë këtë një kauzë të të gjithë opozitës, jo vetëm të Partisë Demokratike. Unë do të doja të sillja në vëmendje dy gjëra shumë interesante në lidhje me me këtë projekt që në fillimet e tij.

Në, vitin 2021 diku nga marsi, Belinda Balluku del me një video ku përmend dy terma të gabuar, rialokimi i portit, rialokimi është një term financiar dhe jo në çështje teknike, dhe diku aty. Kjo tregonte që ministrja e shtetit shqiptar nuk kishte dijeni se ku do të lëvizte porti shqiptar. Dhe kur i hyjmë më pas dokumentacionit, e pamë që vërtet megjithëse porti i Durrësit po afishohej me tredimensionale, nuk kishte akoma një alternativë të studiuar në atë vendin diku që thoshte Belinda Balluku. Pra në zonën e Porto Romanos dhe po t’i hysh dokumentacionit, vë re që kanë, ka disa kapërcime të cilat nuk duhet të ndodhin në sistemin e planifikimit. Në datën 17.12.2020 është hapur nisma. Hapja e nismës për ndërrimin e destinacionit është si me thënë, po fillojmë procesin e ndërrimit të destinacionit dhe nuk ndërron vetëm destinacioni i portit të Durrësit, por në detyrë vihet ndërrimi i destinacionit të tre porteve më të rëndësishme të Shqipërisë, i Shëngjinit, i Durrësit dhe i Vlorës.

Dhe brenda një jave aprovohet ndryshimi i destinacionit. Kjo në datë 14.10.2020 gjejmë dokumentin që ndërrimi i destinacionit tashmë kishte ndodhur. Kjo është një gafë e rëndë. Në fakt nuk është gafë, është një gjë e qëllimshme, por që nga ana dokumentare nuk duhet të kalonte. Nuk duhet të kalonte për faktin e thjeshtë se ti nuk mund të kalosh ndërrimin e destinacionit të porteve kaq të rëndësishme brenda një jave. Këto duan studime të thella fizibiliteti, të cilat hanë minimalisht një deri në dy vjet. Pra, periudha një deri në dy vjeçare e studimit të fizibilitetit u shtrëngua në një javë. Prandaj jemi sot këtu. Jemi pikërisht në atë propozimin që bën Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku thotë, Porto Romano nuk ka një studim të qartë fizibiliteti.

Madje porti i Porto Romanos ka humbur sipërfaqe, ka humbur po themi pjesën e perimetrit të akostimit, është 1/4 e portit të Durrësit dhe kjo vjen pikërisht nga mosbërja si duhet e projekteve nga qeveria shqiptare dhe nga entet e zhvillimit të territorit. Kjo masakër po vazhdon. Po vazhdon edhe në atë ligjin që po kalonte dje në parlamentin shqiptar, i cili përveç porteve komerciale, të atyre që kanë ngelur të Shëngjinit dhe të Sarandës, po përpiqet të fusë dhe të gjithë hapësirat e tjera dhe ato ushtarake, që me sa duket, shteti shqiptar vetëm me një firmë të kryeministrit do t’i japi jo më në përdorim, por në posedim të investitorëve strategjikë. Kjo është alarmante dhe arsyeja për të cilën kemi një problem me këto porte. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me investitorët strategjikë. Këtu kemi të bëjmë me faktin që projekte të këtij niveli afektojnë zonat përreth. Rasti jonë është rasti i portit të Durrësit për shembull. Afektimin e parë e dha në zonën e shëtitores bregdetare të Durrësit, e cila i kushton bashkisë Durrës dhe buxhetit të shtetit shqiptar shuma të mëdha, njëra pas tjetrës, dhe të gjitha duket që bëhen vetëm për t’i shërbyer këtij porti…

About Redaksia

Check Also

PD denoncon Delina Ibrahimajn: 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike denoncon aferat dhe përfitimet e dyshimta të …