Porti i Durrësit/ Kalaja: Heshtja e SPAK dhe mosfillimi i hetimeve ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë dhe funksionimin e drejtësisë

FJALA E AVOKATES, ADRIANA KALAJA NË TRYEZËN E DISKUTIMIT MBI ZHVILLIMET E PORTIT TË DURRËSIT

Ai është porti i Shqipërisë, edhe është porti që jep emrin më të mirë në njohjen në të gjithë Europën dhe botën.

Unë, i nderuar doktor dhe të gjithë të pranishmit, doja të kujtoja që Partia Demokratike, me gjithë problemet që ka kaluar këto vite, por kauzave i kemi qëndruar.

Unë doja të kujtoja vitin 2022. Në prag të zgjedhjeve të parakohshme që kishim në Durrës dhe jemi mbledhur po në një nga këto zonat këtu, për të diskutuar për Portin e Durrësit dhe po flas për ëh, shkurtin, fund shkurtin e vitit 2022. Dhe ne e bëmë përpjekjen tonë. Nuk është finale, nuk është me fitore përfundimtare, por unë mendoj që kemi bërë shumë.

Unë bëj pjesë në atë grupin e njerëzve që më e pakta aferën e portit të Durrësit e shikoj si aferë korruptive. Ajo është një aferë antikombëtare, është një aferë me pasoja të rënda në sigurinë e Shqipërisë, por edhe të partnerëve tanë nëse do t’i qëndrojmë dhe marrëdhënieve që kemi me si aleatë të NATO-s.

Ndërkohë që në tetor të 2022-shit, kjo çështje u kallëzua në SPAK, me gjithë ato elementët teknikë që përmendi dhe Entela dhe Besniku dhe të mos e ngarkojmë edhe panelin me gjëra të tepërta. Por, ajo pyetje që unë dhe ne të gjithë bëjmë sot është, çfarë e pengoi SPAK-un në tetor të 2022-shit që në kohë rekord, për pesë ditë, e bën çështjen me mosfillim. Pra as nuk e hapën fare çështjen

. Ndërkohë që unë e ndoqa, e çova në Gjykatën e Shkallës së Parë të Posaçme, të cilët mbajtën të njëjtin qëndrim, apeli mbajti të njëjtin qëndrim. Dhe që nga janari i 2022-shit, kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Lartë, që sipas informacioneve që kam, do mbajnë të njëjtin qëndrim për sa kohë që ne e dimë se kush i merr vendimet, sidomos në lidhje me këto çështje, dhe pse gjyqtarët dhe prokurorët nuk ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të Kushtetutës. Po kështu dua të kujtoj me realisht me dhimbje se si nga nëntë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, tetë anëtarë, përveç Sonila Betjes, e rrëzuan.

Pra, të tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u bënë në krah të grabitjes, të vjedhjes, të përçudnimit që i bëhet Durrësit. Mos harrojmë i nderuar Berisha po dhe të gjithë miqtë, kolegët që ndodhen në panel, mos shkojmë më gjatë. T’i referohemi vetëm janarit të këtij viti. Edhe përmbytjet në Durrës e kanë pasojën e asaj problematike të hidrovorit në Porto Romano, që siç e thashë, nuk kanë vetëm lidhjen korruptive, po është ajo çfarë është më e rëndësishme, është dëmtimi që ato duan me çdo kusht, me çdo mjet t’i bëjnë historisë së Durrësit dhe duke dëmtuar historinë e Durrësit, duke dëmtuar trashëgiminë historike të Durrësit, qoftë me ndërtimet arkeologjike, qoftë me portin 3000 vjeçar, ato dëmtojnë interesat e të gjithë Shqipërisë, po edhe interesat ëh e e çdo qytetari, jo vetëm të Durrësit.

Edhe dhe sot që flasim, ne nuk dimë kush është pronari fundor. Pra, janë, është një kompani, u nis me kompaninë Symphony, një kompani që siç e kam denoncuar, është e çuditshme që në 3 milionë e 600 mijë shqiptarë, ky personi që vjen nga jashtë, gjen administrator, administratorin e kunatit të Lul Bashës.

Pra, një lidhje përtej çmendurisë, një lidhje që është qartë pazari i hapur, jo vetëm kundra interesave të Shqipërisë, por në rastin konkret edhe në fakt ndaj asaj lufte që u bë Partisë Demokratike.

About Redaksia

Check Also

PD denoncon Delina Ibrahimajn: 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike denoncon aferat dhe përfitimet e dyshimta të …