Berisha: Rama nuk pranon përgjysmimin e taksave për naftën, vazhdon ndëshkimin për shqiptarët

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama s’pranon përgjysmimin e taksave për naftën, vazhdon ndëshkimin për shqiptarët.

Xhixho: Integrimi Europian po ngec! Kush po mban peng procesin?

Sali Berisha: Java që kaloi me këtë qeverisje ishte një javë përsëri ndëshkimi për shqiptarët.

Qeveria e Edi Ramës, në dallim nga çdo qeveri tjetër në Europë dhe botë, mbajti qëndrim cinik ndaj rritjes së çmimit më të lartë në botë për naftën.

Nafta 224 lekë për litër shënoi çmimin rekord botëror dhe kjo jo se nafta u rrit kaq shumë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, por për shkak të ngarkesës më të lartë fiskale që Edi Rama ka vendosur për çdo litër naftë, për shkak të taksës më të lartë që ua merr qytetarëve shqiptarë në çdo litër naftë prej 1.1 euro.

Jo vetëm që refuzon të përgjysmojë barrën fiskale apo ta sjellë në nivelin e ngarkesës fiskale që ka Kosova dhe Maqedonia në mënyrë që çmimi i naftë të arrijë në këto nivele, por ai njoftoi këto ditë se do heqë edhe subvencionet për naftën e fermerëve.

Domethënë, miliarderët që vijnë dhe marrin nga 1 milion litra naftë me jahtet e tyre superluksoze në portin e Durrësit, e marrin naftën me 60 lekë litrin, kurse fermeri detyrohet ta paguajë naftën me 220 lekë litrin, çka do të thotë se sipërfaqe qindra e mijëra hektarë do mbeten djerrë dhe qindra mijëra fermerë do falimentojnë.

Ky është një qëndrim cinik, një qëndrim i pashpirt, siç është i pashpirt dhe cinik qëndrimi ndaj pensionistëve, të cilëve ua mbajti bonusin që duhej t’ua jepte që në janar, dhe tani doli kokoshi i katandisur në thelë, u jep 8 euro për shumicën dhe për një pjesë të vogël të tyre shtesa është gjithsej 18 euro.

Pra u jep shumicës së pensionistëve dy kile domate në shtesë mujore.

Kjo është një tallje të cilën e bëjnë ata që nuk kanë ndjenja, shpirt, zemër njeriu, por shohin vetëm pasurimin e tyre.

About Redaksia

Check Also

Përplasje në Asamblenë e PS në Fier, socialistët sulmojnë Ballukun, Rama e merr në mbrojtje!

Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier, e zhvilluar në ambientet e Teatri …