Berisha: Rama përdori 83 mandatet e krimit për të bllokuar drejtësinë ndaj familjarëve dhe qeveritarëve afër tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen me kolegjin e kryetarëve dhe koordinatoret e qarqeve ngriti shqetësime për situatën politike në vend dhe ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se, Rama përdori 83 mandatet e krimit për të bllokuar drejtësinë ndaj familjarëve dhe qeveritarëve afër tij.

Berisha: Mirëdita dhe mirëseerdhët!

Të nderuar drejtues politikë, koordinatorë të kësaj partie për degët. Një fjalë thotë, uji fle, hasmi nuk fle. Ne duhet të themi, uji fle, opozita nuk fle. Se po fjeti, e merr lumi. Ndaj dhe ne duhet të jemi në këmbë në çdo kohë, në çdo rast, në çdo përpjekje. Kështu që e thirrëm këtë mbledhje këtë ditë për probleme jashtëzakonisht të rëndësishme, të vetë, të partisë dhe të vendit. Sot, udhëkryqi në të cilin e ka vendosur regjimi Shqipërinë po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Po bëhet më i rrezikshëm se kurrë më parë.

Edi Rama pas faktimit, pas dokumentimit të implikimit të tij direkt në një mori aferash korruptive, në dosjen Balluku dhe jo vetëm, pas faktimit dhe dokumentimit se AKSH-i është kopshti privat, në fakt, është gropë e zezë e Lindave të Ramës dhe vetë atij, vendosi, siç e dini, në një akt të pashembullt, t’i mbyllë dyert drejtësisë. Të hedhë në kosh kërkesën për arrestimin e Lubi Ballukut, duke qenë i bindur se do të ishte radha direkte e tij, mbasi dosja Balluku, në mbi 60% ishte vetëm dosja Rama.

E njëjta gjë AKSH-i. Mirlinda e tij e gjorë që jeton me katër vila, po jeton në një apartament me qira, nuk është gjë tjetër, vetëm prestanomi i gjysmës së tij më të mirë, Lindës së Surrelit. Mbasi në AKSH, në këtë agjenci publike, familja e tij ka grabitur qindra e qindra milionë euro, nëpërmjet famozit baxhanak, Armand Frangu. Të dy këto dosje, siç jeni në dijeni, janë tashmë dosje ndërkombëtare, janë të depozituara në të gjitha kancelaritë e mëdha të Evropës dhe të botës.

Për të shpëtuar lëkurën e tij, dhe miq, duhet ta kemi të qartë, shqiptarët duhet ta dinë, se diktatorët dhe narkodiktatorët për të shpëtuar lëkurën, janë të aftë të ndërmarrin çdo vendim. Nuk njohin asnjë interes tjetër përveç interesit të vet. Kështu që, pavarësisht nga paralajmërimet e hapura ndërkombëtare që mori dhe të përsëritura, që mori, ai përdori 83 mandatet e krimit për të, për t’i mbyllur dyert institucionit të akuzës për qeveritarët dhe afër tij dhe familjarët e tij.

Me këtë akt të pashoq në ndonjë vend që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian, me këtë sfidë të hapur që ai u bëri qytetarëve shqiptarë, duke u provuar se vjedhjet e tij nuk mund të dënohen, nuk mund të gjykohen, ai krijoi apo solli, si mund të them, një bllokim të një raporti në Komisionin Evropian, që është raporti i bardhë, raporti i standardeve, por është një raport i ndërmjetëm, nuk është një raport përfundimtar. Një raport i ndërmjetëm. Dhe e vërteta është se me gjithë pesë shqyrtimet, ky raport për Shqipërinë ka mbetur në klasë.

Me gjithë telefonatat e tij, mund t’ju them që po t’i mblidhni janë dhjetëra orë me zyrtarë evropianë dhe zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare, ai nuk ka arritur, përkundrazi, numri i vendeve të cilat kanë kundërshtuar votimin e këtij raporti ka ardhur në rritje dhe jo vetëm kaq, por dhe numri i çështjeve që vendet kanë ngritur për Shqipërinë ka ardhur gjithnjë në rritje.

Ndërkohë, po në funksion të lëkurës së tij, ai ka bërë lëvizjen tjetër, së bashku me serbomadhin Aleksandër Vuçiç, kanë bërë një letër Bashkimit Evropian, në të cilën që të dy, për interesa të tyre kriminale, dhe jo të popullit, të popujve të tyre, shpallin se ata nuk janë, nuk kërkojnë një anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, por një lloj tjetër integrimi, vetëm marrëveshje tregtare dhe lëvizje të lirë. Çka, gjë e cila është një ndëshkim i vërtetë për shqiptarët, por është dhe një akt antikombëtar.

Në mënyrë të përsëritur nga 2013 e gjerë sot, Edi Rama i del në krah Aleksandër Vuçiçit, i cili është i akuzuar për genocid në Bosnjë, për safarin në Sarajevë, i cili është një ultranacionalist i verbër midis Gjorgjeviçit dhe Millosheviçit.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: “Sahanlëpirësit” e medias propagandë nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur një regjim të lidhur me krimin dhe drogën

Berisha: Miq, Edi Rama komandon, kontrollon një mori sahanlëpirësish dhe mediat e tyre. Imagjinoni ju …