Denoncim i Partisë Demokratike Dega Vlorë, pranë ish-fabrikës së çimentos në Vlorë, nga sekretari funksional z.Rezenbrik Serjani
Zona pranë ish-fabrikës së çimentos, prej dekadash e painvestuar nga ana e pushtetit vendor, sot gjendet përballë një paradoksi të madh. Nga njëra anë, po zhvillohet një projekt i cili ka shkelur afatet e përfundimit dhe po realizohet në mënyrë jo të rregullt për sa i përket elementeve teknike. Nga ana tjetër, në të njëjtën zonë, vihet re një mungesë e theksuar infrastrukture, e cila prek pothuajse gjysmën e kësaj lagjeje.
Një tjetër paradoks është se, krahas pseudo-investimit të rrugës, asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me pastrimin e plotë të kanalit kullues, i cili shtrihet përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës së planifikuar për investim, si dhe mungesën e ndriçimit në pjesën fundore të saj.
Gjithashtu, mbetjet urbane vazhdojnë të qëndrojnë të depozituara në këtë zonë, ndaj të cilave nuk është ndërmarrë asnjë masë për heqjen e tyre, duke vijuar kështu prania e një vatre infeksioni.
Kujtojmë se vlera fituese e këtij tenderi (me TVSH) ka qenë 100,493,820.00 lekë (rreth 1 miliard lekë), ndërsa lidhja e kontratës është bërë më datë 17.01.2025. Që nga kjo periudhë, me një afat prej 6 muajsh, ky investim duhej të kishte përfunduar. Por sot, edhe mbas 14 muajsh, kjo rrugë vazhdon të jetë e papërfunduar dhe e gjendur mes paradoksit të pseudoinvestimit dhe absurditetit infrastrukturor dhe urban, duke dëshmuar për praktikat abuzive e korruptive të Bashkisë Vlorë.
Gazeta RD