Rama sot poshtëroi Vlorën, sulmoi biznesin dhe bëri anti-reklamë ndaj turizmit!

Nga Atird Hoxha 
Kryetar i grupit te keshilltareve demokrate, ne Keshillin Bashkiak Vlorë

Ndoqa takimin e Kryeministrit me operatorët turistikë sot në Vlorë. Që në fillim u kuptua qartë se nuk ishte një takim për të diskutuar problemet reale të tyre, por një orë e pastër propagande në “kokër” të diellit.

Mjafton ta ndjekësh, në 95% të kohës foli vetë Kryeministri.

Çuçi i familjes, pa asnjë lidhje dhe pa asnjë ndjeshmëri për operatorët dhe Vlorën, i emëruar nga Partia Socialiste si “komisar politik” për Qarkun Vlorë.

Ministri i linjës, që duhej të mbante përgjegjësi për sektorin.

Dhe në fund “qershia mbi tortë”, Arrogantja e Bashkisë.

Kjo e fundit, sot me zë të zbutur përpara Kryeministrit, duke u përpjekur të krijojë idenë e një dialogu të vazhdueshëm dhe marrëdhëniesh të shkëlqyera me operatorët turistikë.

Por e vërteta është krejt ndryshe.

Vetëm pak ditë më parë, në një takim me këta operatorë, me arrogancë dhe shpërfillje, u është kërkuar atyre që ushtrojnë aktivitet në zonën e Lungomares të pranojnë projektin e ri arredus të asaj zone, ose në të kundërt të heqin gjithçka dhe të kufizohen vetëm brenda pronës së tyre.

Madje u është thënë hapur se Bashkia nuk ka nevojë për tarifat që ata paguajnë për përdorimin e hapësirës publike (SPL), pasi ato të ardhura i siguron vetëm nga një kullë e re që ndërtohet në territorin e saj.

Rreth 60 minuta “bashkëbisedim”.

Ku për problemet reale të operatorëve nuk u tha asnjë fjalë.

Edhe këtë herë, bizneset u thirrën thjesht për të dëgjuar propagandën e kryetarit të Partisë Socialiste, i cili dukshëm ka nisur fushatën për zgjedhjet e ardhshme.

Dhe si gjithmonë, Kryeministri nuk zhgënjeu në një drejtim tjetër.

Vazhdoi me anti-reklamën ndaj Vlorës dhe biznesit të turizmit, duke i etiketuar si të paedukatë në shërbim, me çmime të larta, ndotës dhe ndërtues pa leje.

Por për të kompletuar standardin e dyfishtë, nuk harroi të përgëzonte përpara tyre abuzuesin më të madh, Samirin Manen, atë të famshmin e Vlora Marinës.

Që bën biznes me pronën e shtetit dhe shet metra katrorë me çmime si në Monte Karlo.

Sipas Kryeministrit, ai është i edukuar, nuk ndot dhe nuk ndërton pa leje. E vërteta është krejt ndryshe, ai është abuzuesi më i madh.

Ndërsa biznesi vlonjat duhet të “korrigjohet”.

Ky është modeli i Ramës:

Propagandë për publikun.

Arrogancë ndaj biznesit.

Standarde të dyfishta për të favorizuar të përzgjedhurit.

Koha e tyre, mendoj, se ka përfunduar.

Këto takime janë prova më e qartë se kanë kaluar çdo kufi të shpërdorimit të pushtetit dhe nuk kanë më as vizion dhe as çfarë t’i ofrojnë këtij vendi.

Shqipëria ka nevojë për një qasje tjetër.

Për politika që mbështesin realisht biznesin, duke ulur taksat dhe tarifat.

Dhe për një shtet që nuk i sheh sipërmarrësit si “lopë për t’u mjelë”, por si partnerë në zhvillimin e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Tabaku në Itali: Integrimi kërkon përgjegjësi, jo propagandë!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD dhe …