Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ne vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore në kilometrin e fundit gjer në triumfin e plotë!
Berisha tha se, në spitale u sollën policë gjoja të plagosur për të maskuar aktet e tyre shtazarake
Berisha: Për të maskuar aktet e tyre shtazarake, sollën policë gjoja të plagosur, por asnjëri prej tyre nuk kishte asnjë lloj plage dhe u bënë qesharakë para personelit shëndetësor të Spitalit të Traumës dhe spitaleve të tjera.
Edhe njëherë, shpreh nderimin tim më të madh për protestuesit trima dhe guximtarë, të cilët me qëndresën, guximin e tyre i thanë dje Edi Ramës se çështjen Balluku, që është çështja Rama, vërtet i mbylle dyert prokurorisë, i mbylle dyert gjykatës, por çështjen nuk do mund ta mbyllësh kurrë sa të ketë Shqipëria opozitë gjer në ditën e fundit të ndëshkimit tuaj.
Të dashur miq, sot PD është forca politike e vetme në rrugë.
Qëndron e fuqishme përballë dhunës, terrorit policor.
Qëndron e fuqishme përballë mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë.
Qëndron e fuqishme përballë mafies së fjalës së lirë që shpif, trillon nga mëngjesi gjer në darkë dhe manipulon kundër opozitës së fuqishme shqiptare.
Por ne vazhdojmë të palëkundur këtë betejë.
Vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore në kilometrin tonë të fundit gjer në triumfin e plotë tonë.
Edhe njëherë, për ata që abuzojnë me kilometrin e fundit, u them prapë në qoftë se e bëni nga padija, kjo është normale.
Por në qoftë se e bëni nga keqdashja, kilometri i fundit për PD do të thotë se kjo parti kaloi beteja të cilat ngrihen në kufijtë e legjendës.
Në kilometrat e mëparshëm, në përpjekjen për asgjësimin e saj, dështuan ata që donin ta asgjësonin.
Në kilometrat e mëparshëm, në përpjekjen për ta shndërruar në fasadë opozitë apo për ta unifikuar me qeverinë, dështuan ata që tentuan këtë gjë.
Në kilometrat e mëparshëm, ata që vazhduan përpjekjet për asgjësim duke i marrë flamurin dhe logon dhe vulën, të cilët arritën përkohësisht ta përçajnë, përsëri dështuan sepse ajo është e bashkuar.
Në kilometrat e mëparshme kjo opozitë bëri gjithçka për t’i faktuar botës se Shqipëria është narkoshtet dhe se zgjedhjet në Shqipëri janë një farsë elektorale.
Sot janë 7 rezoluta ndërkombëtare që pohojnë plotësisht deklarimet tona.
Në kilomtrat e mëparshme, përpjekjet e mëdha të mafies ndërkombëtare dhe të qeverisë kriminale për të izoluar PD u hodhën mënjanë.
Sot jemi forca politike më e mbështetur se kurrë më parë nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në rajon, në Europë dhe në botë.
Ndaj dhe të vazhdojmë me vendosmëri të palëkundur në misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së dytë në Shqipëri, diktaturës së narkosit Edi Rama.
Gazeta RD