Reagon Bashkia e Gjirokastrës/ Nuk na ka zënë Sida

Bashkia Gjirokastër ka dalë me një reagim zyrtar pas lajmeve të përhapura së fundmi, ku pretendohej se kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të institucionit janë infektuar me HIV/AIDS.

Në deklaratën e saj, Bashkia i mohon kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si të sajuara dhe pa asnjë bazë reale. Sipas institucionit, bëhet fjalë për një përpjekje të qëllimshme për të përhapur panik dhe për të dëmtuar imazhin e administratës vendore.

Reagimi thekson se publikime të tilla përbëjnë dezinformim të rrezikshëm, që cenon dinjitetin e punonjësve dhe krijon pasiguri të pajustifikuar te qytetarët.

Bashkia u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese të nisin hetimet për identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të këtij informacioni, duke kërkuar ndëshkimin e tyre sipas ligjit.

Në përfundim, institucioni siguroi se nuk ekziston asnjë situatë e tillë dhe se puna vijon normalisht, ndërsa apelon ndaj qytetarëve dhe mediave që të verifikojnë informacionet dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pavërteta.

About Krye Redaktor

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …