Berisha: Lubi Balluku dhe Edi Rama e kanë vendin në burg dhe aty do të shkojnë!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi para qytetarëve të mbledhur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë, u shpreh se, Lubi Balluku dhe Edi Rama e kanë vendin në burg dhe askush nuk do të mund ta ndalë këtë gjë.

Berisha tha se, Lubi Balluku dhe Edi Rama e kanë vendin në burg dhe vetëm në burg dhe aty do të shkojnë. Asgjë në botë nuk na ndal ne pa u dhënë atyre atë që meritojnë.

Berisha: Përgjigja jonë do jetë proporcionale me një kryeministër, kryetar të një organizate banditësh që urdhëron helmimin e popullit të tij vetëm e vetëm se ata kërkojnë të drejtat e tyre.

Vetëm e vetëm se ata kërkojnë përgjegjësi për vjedhjet dhe varfërimin e tyre.

Vetëm se ata kërkojnë të mos bllokohet integrimi në BE.

Ne nuk dorëzohemi dhe i kemi dhënë provat jo një herë, por disa herë, se duke mos u dorëzuar, ne fitojmë dhe fitojmë çdo betejë.

Ne kalojmë çdo vështirësi.

44 protesta me sakrifica dhe dhimbje realizuam tek bashkia e Tiranës.

Ne nuk u dorëzuam dhe pas 44 protestash ne arritëm rezultatin që kërkuam.

333 fjalime kemi mbajtur në Rrugën e Shpresës kur lideri i opozitës u arrestua, siç po del çdo ditë, për arsye politike.

Dhe ia dolëm të zbërthejmë piramidën e mashtrimit.

Po pse?

Sepse nuk u dorëzuam.

Ne nuk dorëzohemi.

Lubi Balluku dhe Edi Rama e kanë vendin në burg dhe vetëm në burg dhe aty do të shkojnë.

Asgjë në botë nuk na ndal ne pa u dhënë atyre atë që meritojnë.

Fitorja i takon të duruarit.

Fitorja i takon atij që lufton.

Fitorja i takon gjithnjë guximtarit.

Por mbi të gjitha fitoren e merr ai që nuk dorëzohet.

Dhe ne nuk dorëzohemi.

Edi Rama e mirë këtë ndaj dhe urdhëron Besfor Kimikun, Skënder Ballukun, Sokol Besëprerin dhe banditë të tjerë të na sulmojnë me gaz, me shkopa, granata dhe plumba gome.

Por ja ku jemi këtu përsëri, të sigurt drejt përmbylljes së kilometrit të fundit në betejën tonë shumëvjeçare, ashtu siç fituam edhe betejat e mëparshme kur na thoshin se nuk kishin shpresë, kur na thoshin se janë të pamundura, ashtu do fitojmë edhe këtë betejë.

Jo për veten tonë, jo për politikë, por për Shqipërinë, për shqiptarët, për dinjitetin e shqiptarëve, për të ardhmen e tyre.

Në një krah kemi degradimin e Shqipërisë së Edi Ramës, nga ana tjetër jemi ne, shpresa e vetme me misionin e shpëtimit të Shqipërisë.

Prandaj ne do fitojmë.

Rrofshi ju.

Rroftë opozita shqiptare.

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Historia e marrëdhënieve të Altin Dumanit me të dënuarin Andon Pango

Një histori që nuk është shpjeguar kurrë thjesht për publikun dhe që lidhet drejtpërdrejt me …