Boçi: Protestat duhen më radikale! Kemi në axhendë grevën e urisë dhe ngujimin!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për protestën e fundit të opozitës të zhvilluar të premten, duke theksuar se aksioni opozitar nuk do të ndalet.

I ftuar në emisionin “Studio24”, Boçi deklaroi se protestat do të vijojnë dhe, sipas vlerësimit të tij, duhet të marrin një karakter më radikal.

“Unë i dua më radikale, nuk mundet të durojmë ai të gjuajë mish ne të gjuajmë në trotuar. Ai të më godas mua drejt, qytetarin, të marrin në zvarrë qytetarët”, tha ai.

Boçi nënvizoi se brenda opozitës dhe opinionit publik ka ide për hapa më ekstremë të aksionit politik, përfshirë forma të tilla si ngujimi apo greva e urisë.

“Për mendimin tim dhe jo më kot e thash, ka dhe të tjerë që kanë thënë që duhet të ketë një veprim te grupit parlamentar, një ngujim, një greve urie, që janë në anxhendë, të realizueshme”, tha ai.

Sipas tij, këto forma proteste mund të konsiderohen si hapa të fundit, në varësi të rrethanave politike dhe objektivave që synohen të arrihen.

“Strategjia, protestat do vazhdojnë nuk ka rrugë tjetër. Unë i dua më radikale, nuk mundet të durojmë ai të gjuajë mish ne të gjuajmë në trotuar. Ai të më godas mua drejt, qytetarin, të marrin në zvarrë qytetarët. Kush nuk e pranon? Tani kur e dua më radikale, me ato kërkesat që kanë hasur dhe gazetarët, ka shumë opinione që duan më radikale.

Nuk është se nuk e pranon PD. Po flsim për opsione dhe unë po jap opsione. Për mendimin tim, kjo është. Për mendimin tim dhe jo më kot e thash, ka dhe të tjerë që kanë thënë që duhet të ketë një veprim te grupit parlamentar, një ngujim, një greve urie, që janë në anxhendë, të realizueshme. Se duhet të ketë disa kushte dhe rrethanat që janë përtej PD-se, që një veprim i tillë te jetë një hap final që të arrish qëllimin. Është shumë e thjeshtë ta thuash. Me e lehtë të ngujohesh se të dalësh në shesh. Mund të jetë grevë ose ngujim”, u shpreh Boçi.

About Redaksia

Check Also

Historia e marrëdhënieve të Altin Dumanit me të dënuarin Andon Pango

Një histori që nuk është shpjeguar kurrë thjesht për publikun dhe që lidhet drejtpërdrejt me …