Vizita e drejtuesve të Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shoqëruar me një deklaratw tw fortw nga Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë së SHBA, i cili ka vlerësuar këtë angazhim si një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në “luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nw Shqipwri”.
Në deklaratën e tij, Divizioni Penal thekson se bashkëpunimi me SPAK-un përbën një element kyç në përballjen me sfidat që lidhen me krimin ndërkufitar, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit mes institucioneve dhe shkëmbimit të përvojave profesionale. Sipas tyre, vizita shërbeu si një mundësi për të diskutuar praktikat më të mira në hetimet financiare, përdorimin e teknikave bashkëkohore hetimore, si dhe për të thelluar partneritetin mes prokurorëve shqiptarë dhe atyre amerikanë.
Gjithashtu, në këtë reagim vihet në dukje mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara për institucionet e drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht në kuadër të reformës në drejtësi. Një rëndësi e veçantë i kushtohet pavarësisë së institucioneve dhe rolit të prokurorëve në garantimin e sundimit të ligjit.
Kjo vizitë konsiderohet si pjesë e një bashkëpunimi të konsoliduar mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar përmes një qasjeje të koordinuar dhe afatgjatë.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko kanë zhvilluar takime të rëndësishme në SHBA.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe foto nga takimet, SPAK bën të ditur se Braho, Mara dhe Bejko u pritën nga Zëvendës Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe përfaqësues të OPDAT.
Përfaqësuesit e SPAK zhvilluan takime në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ICITAP, FBI dhe DEA. Në fokus të takimeve, sipas SPAK ishte forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko u pritën nga Zëvendës Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe OPDAT, ku zhvilluan takime me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ICITAP, FBI dhe DEA, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Gazeta RD