Rama tërhiqet nga leja për kullën që ‘pushtonte’ Ambasadën amerikane

Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi të shfuqizojë lejen e ndërtimit për Embassy Tower, kullën 47 katëshe ngjitur me ambasadën amerikane.

E parashikuar për t’u ndërtuar nga biznesmeni vlonjat Fatmir Hanxhari, i cili dyshohej se në këtë rast ishte thjesht një prestanome, kulla 47 kate tashmë do të mbetet përfundimisht në letër, teksa KKTU ka vendosur shfuqizimin e lejes së saj në mbledhjen e fundit.

Rrokadë kullash në Tiranë/ Anullohet 47 katëshi tek Ambasada

Sekretaria Teknike e KKT nuk ka dhënë arsye për shfuqizimin e lejes. Ndaj nuk dihet nëse anullimi i ndërtimit të përbindëshit 47 kate është i lidhur me hetimet e SPAK, apo me çështje sigurie duke qenë se ngrihej ngjitur me ambsadën e SHBA-ve duke kompromentuar jo pak sigurinë e selisë diplomatike më të rëndësishme në vend.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Lista e pasurive të sekuestruara të koordinatorit të krimit të Ramës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit …