Belinda Balluku, pavarësisht se e ka humbur pushtetin në Qeveri, kërkon të forcojë pozitat e saj në parti dhe sidomos në Qarkun e Fierit ku është drejtuese.
Prej kohësh raportohet se ajo ka përplasje të hapura me kryebashkiakun Armando Subashi dhe veprimet e fundit e tregojnë më së miri këtë gjë.
Nënkryetarja e Këshillit Bashkiak, Fatbardha Merkaj, që raportohet si njeri i besuar i Ballukut, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit ditën e enjte, ku kërkon që ndër të tjera, të hidhet në votim shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak.
Në letrën e publikuar nga Vox News, nuk jepen arsyet e kësaj kërkese, por ajo shihet qartë si vazhdim i “luftës” Balluku-Subashi në Fier.
Mbledhja e së enjtes, pritet të tregojë më qartë, se kush “komandon” në Bashki, Balluku apo Subashi. /Vox News

Gazeta RD