Hetimet e prokurorëve/ Agasi,1.13 milionë euro për blerje verërash

SPAK ka sekuestruar pasuri të shumta të të shumëkërkuarit Ergys Agasi, i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal që manipulonte tenderat e AKSHI-t. Mes pasurive të bllokuara janë vila luksoze në Equos Resort të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin, apartamente, sipërfaqe të mëdha toke në zonat më të shtrenjta të Tiranës, automjete luksoze dhe llogari bankare.
Sipas hetimeve, Agasi përfitonte para nga kompanitë “Soft & Solution”, “Fastech” dhe “First”, të cilat dyshohet se shpalleshin paraprakisht fituese në tenderat e zhvilluar nga AKSHI, që drejtohej nga Mirlinda Karçanaj. Pagesat kalonin përmes kompanisë “EA Solution”, në pronësi të Agasit, e cila sipas SPAK përdorej për të maskuar përfitimet korruptive.
Gjatë kontrolleve në banesat e tij janë sekuestruar edhe arka me verëra dhe shampanjë të shtrenjta. Nga verifikimet rezulton se kompania “Fast & Fresh” ka importuar verëra me vlerë mbi 1.13 milionë euro, ndërsa vetëm për blerje të lidhura me “Fastech” dhe “Soft & Solution” janë faturuar rreth 94 milionë lekë pije alkoolike.
SPAK dyshon se edhe këto verëra luksi përbëjnë përfitime të parregullta që lidhen me skemën e paracaktimit të tenderave në AKSHI.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali me aeroportin e Vlorës/ Rama dhe Balluku kërkojnë 130 milionë euro

Sali BERISHA Dua të falënderoj me përzemërsi gazetarët investigativë, çfarë gjetën? Gjetën që aeroporti i …