Berisha: Rama do paditet për mashtrim publik për mbrojtjen që i bëri Mirlindës, dënohet me mbi 5 vite burg!

Sali Berisha: Të gjitha këto dhe përqendrimi mbetet tek Mirlinda, ndaj të cilës Edi Rama u bë avokat publik.
Të pyes unë ty Isa, a mundet të dalë një zyrtar i lartë dhe të mbrojë në konflikt të plotë interesi njërën Lindë, kur indirekt prapa saj fshihet Linda tjetër?
Ky është absolutisht mashtrim publik dhe dënohet 5 vite e sipër me kodin penal të Shqipërisë.
Dhe ne do e dërgojmë në gjykatë për mashtrim publik.
Po pa diskutim. Dhe mashtrim publik me konflikt interesi brenda.
Sepse këtë mashtrim nuk e ka bërë për të mbrojtur Lindën e AKSHI-t, por e ka bërë për të mbrojtur Lindën e Surrelit.

-E keni ju këtë përgjim, zoti Berisha?

Sali Berisha: Po e kam lexuar unë para jush, e kanë të gjitha mediat. E kam lexuar atë, e kam treguar se cili prokuror e ka, kam treguar përpjekjet që u bënë për ta zhdukur. Ajo më erdhi nga prokuroria.
Erdhi direkt nga prokuroria.
Pra, keni parë ju të hetohet kjo? Asnjë fjalë.
Keni parë ju që ndodhi vetëm pas 3-4 muajsh ndodhi të sekuestrohen pronat e Agasit dhe grupit të tjerë organizuar kriminal?
Tani, imagjinoni një qeveri, e cila ka për organizatë kriminale kulmin e suksesit.
U kujtohet ju Edi Rama, se Edi Rama aty ku vjedh, lavdëron më shumë.
Qytetarë dhe qytetare, ju lutem mos harroni, po e dëgjuat duke lavdëruar diçka, absolutisht është duke vjedhur.
Se këtë bëri edhe me sterilizimin, këtë bëri edhe me djegësat.
Se aty ku vjedh, ai lavdëron.
Dhe AKSHI që ishte agjencia e kulmit të suksesit të tij, stisi edhe Diellën për të maskuar, doli ashtu siç u cilësua në fillim, gropa e zezë e vjedhjeve, e kopshtit të Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Korreshi: Kushte mizerabël për popullin, pishina e jahte për zyrtarët!

Deputeti i PD, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër në lidhje me …