Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja/ Berisha: Humbje e madhe për kulturën shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.

Berisha vlerëson figurën dhe kontributin e Qoses si një nga zërat më të rëndësishëm të mendimit dhe çështjes kombëtare shqiptare.

Postimi

Akademiku Rexhep Qosja mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për akademikun Rexhep Qosja.

Kultura, mendimi letrar dhe shoqëror e politik shqiptar, polemika dhe letrat shqipe humbën një kollos të tyre, autor të një seri veprash në këto fusha.

Pavarësisht nga kundërshti, mospajtime dhe vlerësime të ndryshme që kam patur me Prof. Rexhep Qosen kam ruajtur dhe do ruaj gjithmonë respektin dhe mirënjohjen time ndaj tij veçanërisht për kohën kur ai ishte zëri publik i vetëm i fuqishëm i shqiptarëve pa zë e të shtypur të Kosovës nga pushtuesi serb dhe më vonë për mbështetjen e palëkundur që i dha UÇK por edhe qëndrimet e tij kritike ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe në Shqipëri. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes miqve të afërmëve dhe autoriteteve të Kosovës. I qoft dheu i lehtë i tokës amë. #sb

About Redaksia

Check Also

SHBA avancon me Ambasadorin e ri/ Raporti i plotë që ka mbërritur në Senat

Pak ditë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump, nominoi Eric P. Wendt për ambasador në …