Ligji “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve”: i pazbatueshëm nga sekti Rama!

Nga Bujar Leskaj

Në lidhje me projektligjin “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”, mbështes çdo hap që na afron me korpusin legjislativ të Bashkimit Evropian “Acquis Communautaire”, por njëkohësisht shpreh shqetësimin e thellë mbi kapacitetet tërësisht të pamjaftueshme të strukturave tona shteterore dhe të ekonomise shqiptare, si dhe mbi pasojat konkrete që zbatimi i këtij ligji do te kete, sidomos mbi bizneset e vendit, ku pjesa derrmuese jane te vogla dhe te mesme.

Ligj krejtësisht i pazbatueshëm nga një administratë e politizuar dhe joprofesionale

Që ky ligj te jete i suksesshem, ai kerkon qe te zbatohet nga nje administrate profesionale dhe e depolitizuar, nderkohe qe administrata jonë publike, nën thundrën tashmë 13 vjeçare të sektit Rama në qeverisje, eshte thellesisht e politizuar, militantiste, e mbizoteruar nga patronazhistet dhe joprofesionale.
Një nga problemet më të mëdha në zbatimin e ligjeve tek ne është ndikimi politik në administratën publike. Emërimet jo mbi bazë merite, por mbi afërsi politike, krijojnë një aparat shtetëror që pothuajse gjithnjë mungon në profesionalizëm dhe ekspertizë teknike, vepron në mënyrë selektive në zbatimin e ligjit dhe përparëson interesa të ngushta partiake, abuzive apo korruptive, mbi interesin publik.
Në këtë kontekst, një ligj që kërkon neutralitet dhe trajtim të barabartë rrezikon të zbatohet në mënyrë të deformuar. Zbatimi i këtij ligji kompleks, i cili lidhet me standardet europiane, kërkon staf të trajnuar, sisteme moderne dhe koordinim institucional.
Ende administrata jonë nuk ka pothuajse fare njohuri, ose i ka shumë të kufizuara dhe të cekta mbi korpusin legjislativ të BE-së. Kemi trajnim të pamjaftueshëm të nëpunësve të administratës publike dhe mungesë të ekspertizës për interpretimin dhe zbatimin e rregullave të reja. Kjo çon në vonesa, vendimmarrje të pasakta dhe rritje të pasigurisë për qytetarët dhe bizneset.

Një administratë krejtësisht burokratike dhe rezistenca ndaj reformës

Edhe kur ligjet synojnë thjeshtim, administrata shpesh krijon barriera të reja përmes praktikave burokratike. Rezistenca ndaj ndryshimit shfaqet në (i) procedura të zgjatura dhe të paqarta, në kërkesa të panevojshme dokumentacioni dhe në interpretim restriktiv dhe subjektiv të ligjit, për të ruajtur kontrollin personal. Kjo bie ndesh thellë, me frymën e projektligjit për liri dhe lehtësim të shërbimeve.
Një administratë e dobët dhe e politizuar rrit hapësirat për korrupsion. Në vend që të lehtësojë tregun, zbatimi i ligjit ka rrezik të lartë të shoqërohet me favorizime për operatorë të caktuar, me kërkesa informale për përshpejtim procedurash dhe me deformim të konkurrencës së ndershme. E gjitha kjo dëmton besimin e investitorëve dhe frenon zhvillimin ekonomik.

Ligj në kushtet e mungesës së plotë të koordinimit institucional

Projektligji e kërkon si domosdoshmeri bashkëpunim mes institucioneve të ndryshme, si ministri, agjenci qendrore, njësi vendore, etj. Në praktikë, mungesa totale e koordinimit sjell (i) mbivendosje kompetencash, (ii) kontradikta në vendimmarrje dhe (iii) pasiguri ligjore për operatorët ekonomikë.
Në realitetin tonë, kryefjala eshte zbatimi selektiv i ligjit, interpretimi i njeanshem dhe mbivendosja e kompetencave, si dhe mungesa e pergjegjesise individuale te punonjesve te administrates publike.
Me zbatimin e ketij ligji qe propozohet, do te perballemi me femomenim e asimetrise ekonomike, që shkaktohet nga perballja e bizneseve vendave, te cilat kryesisht jane biznese të vogla dhe të mesme, me ato te vendeve te tjera, që kane aftesi dhe fuqi ekonomike dhe financiare shumë më te larte, me avantazhe strukturore te dukshme.
Me zbatimin e ketij ligji qe propozohet, do te perballemi me perdorimin e ligjit si nje instrument presioni dhe favorizimi ne dhenien dhe zbatimin e autorizimeve. Ne Shqiperi, interesi publik eshte kryekeput i keqperdorur nga mazhoranca qeverisese e sektit Rama.

Qeveria e sektit Rama krejtësisht e paaftë për ta zbatuar ligjin

Që qeverisja e sotme të mund ta zbatojë këtë ligj, ajo duhet të ndërmarrë (i) depolitizim të administratës dhe forcim të meritokracisë, (ii) trajnim të thelluar të nëpunësve publikë, (iii) digjitalizim real të proceseve, për të reduktuar kontaktin fizik, (iv) mekanizma të fortë monitorimi dhe ndëshkimi për abuzimet dhe abuzuesit, si dhe (v) transparencë të plotë në procedura dhe vendimmarrje.
Në këto 13 vite pushtet, sekti në qeverisje e ka treguar veten tërësisht të paaftë dhe të pamotivuar për të realizuar këto detyrime-objektiva. Në të kundërt, ne emer te interesit publik shpeshhere jane ndermarre vendime nga më antikombetare dhe anti zhvillimore te vendit.

xxx

Shqetesimi i perdorimit te ketij ligji per motive korruptive dhe klinteliste, kur flitet per autorizimet qe duhet te leshohen, eshte më se real. Nga ana tjetër, mungesa e adresimit te ankesave te ndryshme qe mund te kene konsumatoret, apo prania e konflikteve midis operatoreve te huaj te paregjistruar ne territorin vendas, e bëjnë ligjin vështirësisht të zbatueshëm e gati inekzistent.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shumë shpejt do fillojë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë

-Kemi 1 vit nga zgjedhjet lokale. Kur do e nisë PD procesin e përzgjedhjes së …