40 milionë euro për blerje çokollatash/ Denoncuesi i aferës së AKSH: Prokurorët më mbyllën derën kur mora kërcënime

PJESE NGA BISEDA NE STUDIO

Genti Progni: Ju po ma njihni këtë gjë (si denoncues i dosjes së AKSHI) se realisht është një nga zhgënjimet më të mëdha, përveçse mos hetimit nga prokurori Gokaj, i cili e la të dosje për tre, tre vite në gjumë.

Zhgënjimi tjetër ishte që edhe pasi kjo dosje u bë, edhe u arrestuan disa persona, nuk pashë në asnjë studio, realisht dhe kjo më erdhi, domethënë, më bëri të ndihem shumë keq, që nuk thanë një person që kjo është dosja të cilën Genti Progni e ka çuar në SPAK, sepse ndoshta njeriu ka, ka nevojë edhe për një fjalë të mirë pas gjithë atij kalvari, vuajtjesh që kisha kaluar. Por gjithsesi të falënderoj realisht.

Luan Rama: Është A-ja e etikës në profesionin e gazetarit por dhe kudo, referenca tek e vërteta dhe kronologjia e ngjarjes siç ka ndodhur, se pastaj mund të ndodhë që shumë veta thonë e bëmë ne, por kështu ka ndodhur dhe unë jam i detyruar të respektoj të vërtetën në rastin konkret.

Genti Progni: Të them të drejtën dhe klientët e mi dhe miqtë e mi nuk e përmendën, edhe pse kishin dalë shumë herë në studio. Biles, njëri nga ata më ktheu dhe një mesazh, tha, më doli nga mendja.

Luan Rama: Jemi në një stad tjetër të hetimit. SPAK-u e ka thelluar hetimin. Më fal Genti. SPAK-u e ka hetuar thellimin, e ka thelluar hetimin me sa duket dhe ka shkuar deri tek ë, sekuestro e pasurive të disa prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal që lidhet me AKSHI-n.

Genti Progni: Duhet të themi disa të vërteta, nëse më jep kohë të lutem. Kam, kam nevojë t’i them. Nuk ishte, nuk ishte vetëm intuitë. Ishte intuitë, ishte profesionalizmi se për këtë punë punoj prej 14 vitesh. Ishin informacione të miqve të mi që kishin vuajtur si punonjës të AKSHI-t. Pra kishin bërë detyra aty me urdhër, të cilat më pas ishin bërë tendera, edhe pse i kishin programuar ata.

Ishin të dhëna që bënin çudi, të them të drejtën, për rritjen e madhe që bëheshin në tendera, në çmimin e tenderave. Dhe më pas u bë dhe personale, sepse drejtuesi i institucionit dilte dhe thoshte disa amatorë dalin flasin, pra bënte dhe këtë talljen e mendimit dhe zgjuarsisë edhe atyre që ne kemi bërë shkollën për këtë punë.

Pra ishin të gjitha këto bashkë, por duhet të them edhe një gjë tjetër që unë kam denoncuar për shembull faturat e çokollatave ku arrijnë diku te 40 milionë euro, ndërkohë që…

Luan Rama: Ore do të bëj, më fal, se e kam dëgjuar shpesh herë të komentohej. Jam shumë korrekt dhe nuk po abuzoj me këtë. Vërtetë janë 40 milionë euro çokollata të bëra tender nga AKSHI?

Genti Progni: Është shumë e vërtetë. Biles prokurori i SPAK-ut, Elvin Gokaj, mos gaboj, ka pasur faturat origjinale të fotokopjuara nga unë, të marra në mënyrë investigative, të cilat nuk kishte nevojë as t’i hetonte. Thjesht t’i vërtetonte, janë të vërteta apo jo?! Dhe për tre vite nuk e ka bërë këtë gjë. Dhe sot vijmë dhe duhet ta themi patjetër këtë të vërtetë, që nuk është se është dëshira e SPAK-ut sot për të hetuar, por është lufta e brendshme që ka në Partinë Socialiste që po bën kjo luftë domethënë, ka çuar në zbardhjen apo rihapjen e asaj dosjeje, se ka qenë duke u mbyllur, ka qenë duke u lënë në harresë.

Por lufta e brendshme midis ish-zëvendëskryeministres me fraksione të tjera në PS, bëri që kjo të hapej.

Unë nuk flas asnjëherë pa e pasur 1000% të saktë gjënë që e them. Dhe kjo luftë rihapi edhe njëherë dosjen dhe po të shohësh tani, fakti që po rihapet, pra u hap njëherë para pak muajsh, tani po rihapet sepse po bëhet një agjenci e cila do menaxhojë të gjithë tenderat e AKSHI-t dhe kjo agjenci rihapi luftën për tenderat aty dhe tani palët po sulmojnë sërish njëri-tjetrin.

Luan Rama: Ç’do të thotë, po krijohet një agjenci tjetër për të bërë… Koncension?

Genti Progni: Nga drejtori, po, nga drejtori aktual Igli Tafa, e cila do merret me menaxhimin e punëve të e-Albania-s, AKSHI-t e të tjera e të tjera.

Luan Rama: Si, më fal edhe njëherë?

Genti Progni: Quhet ABC.

Luan Rama: Kjo ABC-ja është themeluar nga drejtori aktual i AKSHI-t dhe jo me vendim qeverie apo me procedura të një niveli më të lartë vendimmarrës?

Genti Progni: Pa VKM.

Luan Rama: E ka këtë tagër drejtori i AKSHI-t ta bëjë këtë gjë?

Genti Progni: Po këta s’kanë tagra për asgjë, por i bëjnë gjërat.

Luan Rama: Jo, dua të jem korrekt në çdo detaj.

Genti Progni: Nuk e ka, nuk e ka.

Luan Rama: Po si mbi ç’bazë e ka bërë?

Genti Progni: Mbi ç’bazë e ka bërë? Këtë besoj do e sqaroj në kallëzimin tjetër që do bëj për…

Luan Rama: A po bën gati kallëzim tjetër për AKSHI-n?

Genti Progni: Patjetër. Lufta nuk ka mbaruar. Në vërtetë, unë domethënë, nuk e kam qejf të merrem me njerëzit pas…

Luan Rama: Genti, meqenëse the që lufta e brendshme midis grupeve rivale brenda maxhorancës ka çuar në rihapjen e dosjes, lufta jote në cilën pjesë të kësaj, të këtij konflikti palësh është? Me cilin është lufta jote?

Genti Progni: Unë nuk jam me asnjë, unë jam kundër hajdutëve. Kështu që unë kam luftë me hajdutët.

Luan Rama: A je thirrur?

Genti Progni: Por kam dhe një gjë morale që unë nuk merrem me njerëzit pasi janë arrestuar apo proceduar, sepse i bie ta kesh personale. Por me këtë që është aktualisht, unë e kam kallëzuar dhe te dosja aktuale që është në SPAK, Igli Tafën, sepse ka qenë drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, i cili ka bërë shpërdorim detyre edhe në kohën që ka qenë aty, duke lejuar AKSHI-n të abuzojë. Pra është pjesë, është subjekt i asaj dosje, por nuk hetohet, sepse është palë e pjesës tjetër të luftës, dhe tani po bën këto manovrat e tjera, të cilat sërish nuk do, nuk do rrinë pa i kallëzuar.

Luan Rama: Genti, ju jeni thirrur në SPAK pas kallëzimit që keni bërë?

Genti Progni: Shiko, unë as nuk jam thirrur, biles nga prokurorët e SPAK-ut më është thënë që nëse merr kërcënime…

Luan Rama: Apo e quajnë, e konsiderojnë të plotë kallëzimin tuaj dhe nuk ka lindur nevoja për t’u marrë në pyetje për elementë të tjerë?

Genti Progni: Jo, unë i kam thënë prokurorit që kjo është 1/10 e atyre që disponoj, por nëse unë nuk shoh që ti lëviz, unë nuk do t’i sjell. Kështu që jam gati kur ti të lëvizësh që t’i sjell. Dhe më është thënë që unë do merrem me këtë punë, biles më është thënë, edhe më është dhënë një siguri që nëse merr kërcënime e të tjera e të tjera, mund t’i biesh telefonit tim. Unë i kam rënë në katër herë, në katër raste që jam kërcënuar telefonit të prokurorit. Kam shkuar dhe pranë prokurorisë kur jam kërcënuar dhe nuk më është hapur dera.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Shumë shpejt do fillojë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë

-Kemi 1 vit nga zgjedhjet lokale. Kur do e nisë PD procesin e përzgjedhjes së …