Kopliku: Porti i Durrësit po kthehet në rezidencë luksi për interesa klienteliste!

Kryetari i “Brain Gain” në PD, Tedi Kopliku, në një takim të këtij departamenti, deklaroi se projekti i qeverisë për Porti i Durrësit përbën një dëm të madh ekonomik dhe rrezik për sigurinë kombëtare.

Sipas tij, zhvendosja e portit në Porto Romano po bëhet pa studim fizibiliteti dhe pa transparencë, ndërsa paralajmëroi ndikim negativ edhe për Korridori VIII.

Kopliku shtoi se “Brain Gain” ka përgatitur një raport me alternativa zhvillimi.

Kopliku: I nderuar Kryetari i Partisë Demokratike, të nderuarpjesëmarrës!

Ju falenderoj për prezencën tuaj në këtë takim, vazhdim i takimit të dy javëve më përpara në Durrës, në lidhje me një nga problematikat shumë të rëndësishme si ai i Portit të Durrësit. Vendimi i qeverisë shqiptare për të shkatërruar një nga asetet më të rëndësishme të kombit shqiptar, siç është Porti i Durrësit, me vlera shumë të rëndësishme ekonomike, strategjike historike dhe i një rëndësie të veçantë përsa i përket sigurisë kombëtare.

Porti 2000 vjeçar synon të kthehet në një rezidencë luksi për pastrimin e parave të krimit të organizuar, duke e zhvendosur në një tjetër port pa asnjë studim fizibiliteti dhe si çdo vendimarrje e kësaj qeverie, pa asnjë lloj transparence.

Një investim i tillë, jo vetëm është një dëm i madh për ekonominë shqiptare, duke sabotuar koridorin e VIII, por ngre alarmin edhe për çështjet e sigurisë kombëtare, tashmë shqetësim edhe i NATO-s

Departamenti Brain Gain ka publikuar një raport në lidhje me rreziqet që paraqiten nga transferimi i Portit të Durrësit në Porto Romano, si dhe ka sugjeruar disa zgjidhje konkrete në shërbim të një strategjie zhvillimi ekonomik dhe jo në shërbim të interesave klienteliste, të cilin do e prezantojmë në dy pjesë bashkë me Nikola Kedhin, pas fjalës së Kryetarit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Porti i Durrësit është strategjik për BE dhe NATO! Protesta e vetmja rrugë për të ndaluar krizën

FJALA PËRMBYLLËSE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN PËR PORTIN E DURRËSIT Kryetari …