Shqiptarët e Maqedonisë e quajnë skandal/ Durmishi: Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare

Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj një mesazhi të aluduar të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe zhgënjyes.

Durmishi iu referua një mesazhi të publikuar të Hoxhës, ku ky i fundit pyeste në një grup në WhatsApp “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”.

Besar Dyrmishi

Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”. Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra. Kjo lloj gjuhe shkel çdo kodeks etik e profesional dhe është skandaloze për një përfaqësues shteti. I kujtojmë z. Hoxha se e ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombasit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj nga projekti i dashur i Tiranës zyrtare Open Balkan, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar. Në të njëjtën kohë, zhgënjen edhe heshtja e ambasadorit shqiptar në Shkup, z. Denion Meidani, i cili në vend se të reagojë ndaj fjalorit të tillë, ka zgjedhur ta bëjë zëdhënësin e disa partive politike në Maqedoninë e Veriut.

About Krye Redaktor

Check Also

Deklarata e gazetarit/ Konfiskimet e pronave të Karcanajt dhe Agasit as 5% e pasurive që ata kanë

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se pasuritë e konfiskuara nga Prokuroria e Posaçme për ish-drejtuesen …