Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në takimin me drejtuesit e degëve të PD u shpreh se, alternativa e opozitës është vetëm sulmi ndaj kësaj qeverie! Rama nuk ka sfiduar vetëm ligjet dhe opozitën, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
Berishga tha se, situata është edhe më e rrezikshme sepse Edi Rama po shtrëngon pas mbrojtjes që i bëri Lubisë, e vërteta është se bota e krimit është më e aktivizuar se kurrë.
Berisha: Ky është vlerësimi i PD për vendimin e Edi Ramës për të mbrojtur Lubi Ballukun dhe siç theksova, pas këtij vendimi ndodhi lubizimi i plotë i drejtimit, i qeverisë, narkoqeverisë dhe institucioneve të tjera.
Do të ishte naivitet i pafalshëm të mendohet se po ja, nuk është më Lubia.
E vërteta për secilin prej nesh duhet të jetë e qartë se jo vetëm që është ajo, por ajo është shumëfishuar.
Sepse është Edi Rama, i cili vendosi në postë shërbëtorë kësaj here të Lubisë.
Edi Rama, nga ana tjetër, me këtë rast nuk sfidoi vetëm Kushtetutën e Shqipërisë.
Nuk sfidoi vetëm ligjet e tjera të vendit, protestat e thirrjet e fuqishme të opozitës, por ai sfidoi haptas për të shpëtuar lëkurën e tij, edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët me deklarata publike, i bënë të qartë se bllokimi i funksionit të prokurorisë dhe drejtësisë, bllokimi i luftës kundër korrupsionit, janë të papajtueshme me standardet e BE.
Por edhe njëherë, një njeri që ka lëkurën e vet në rrezik nuk njeh ligj, standard përveç interesit të lëkurës së tij.
Situata është edhe më e rrezikshme sepse Edi Rama po shtrëngon pas mbrojtjes që i bëri Lubisë, e vërteta është se bota e krimit është më e aktivizuar se kurrë.
Në këto rrethana, çdo njeri duhet të pyesë veten, cila është alternativa e opozitës?
Alternativa e opozitës është vetëm sulmi ndaj kësaj qeverie.
Edhe e vërtetë, koka e shtrirë vetëm pritet. Ta ketë të qartë çdo qytetar.
Përkundrazi, ne nuk do shtrijmë kokën kurrë.
Ne do ngrihemi gjer në largimin e tij.
Do ishte katastrofa më e madhe kombëtare sikur ne të pranonim si akt të kryer këtë akt të paprecedent të Edi Ramës.
Gazeta RD