Berisha: Rama është serb e kaluar serbëve! Më 8 maj do t’i japim mësimin që meriton!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës së tij në “Foltoren” para kryeministrisë, se, në 8 maj qytetarët do ti japin Edi Ramës, mësimin që meriton.

Ai kritikoi gjithashtu iniciativat rajonale dhe marrëdhëniet me Aleksandar Vuçiç si dhe qëndrimet ndaj Kosova, duke i cilësuar ato si të dëmshme për interesat shqiptare.

Berisha: Nuk harrojnë shqiptarët, kanë memorie.

Dhe thirrjet e tij nga samiti në samit në mbrojtje të padronit të tij Vuçiç, që të mos zbatojë sanksionet e Rusisë. Se këtë nuk mund ta bëjë.

Nuk harrojnë shqiptarët që ky serb e kaluar serbëve, që me të drejtë është quajtur kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit, vallen e Ballkanit të Hapur, duke përjashtuar Kosovën.

Nuk harrojnë shqiptarët kurrë dhe thirrjen që drejtonte ky paranojak i shpifur, i turpshëm, i cili vetëm para dy muajsh deklaronte në samite ndërkombëtare se Europa është paqja, se Europa është morali i paqes, se Europa është kultura e paqes dhe se Europa nuk ka nevojë të marrë këshilla nga përtej Atlantikut.

Ky, ky, po, po.

Kurse dje, dilte si zëdhënës i Putinit, Europa nuk i flet Putinit, duhet të dialogojë me Putinin.

Asnjë komb i qytetëruar nuk mban në krye një tradhtar si ky.

Asnjë komb i qytetëruar nuk pranon të qeveriset nga një apatrid si ky.

Miq, Edi Rama është i plagosur për vdekje, nuk ka shpresë.

Ai mendoi se e mbylli çështjen e Ballukut dhe të Lindës së tij, gjysmës më të mirë siç e quan ai Lindën e Surrelit me AKSHI-n.

Asgjë nuk ke mbyllur Edi Rama.

Gropa të hapura do të mbeten për ty, për Lindat dhe të gjithë ata që kanë vjedhur shqiptarët.

Opozita është në këmbë.

Opozita është e pamposhtur.

Opozita, në protestën e saj të 8 majit, do të japë mësimin që meriton.

Opozita sot është më e pamposhtur se kurrë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Rama kërcënon Spiropalin/ “Po fole edhe një herë…”

Rama e ka paralajmëruar Spiropalin nga mbledhja e grupit parlmentar që të ndalë kritikat e …