Video/ Rama-Gonxhes: Më shkatërrove! Berisha: Jetën ta kanë shkatërruar vjedhjet, o kryehajdut!!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar momentet kur Edi Rama sot dukshëm i nxehur dhe i mërzitur, i është hakërryer ministrit të Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhe.

Berisha shkruan se, Edi Ramën në këtë gjendje e kanë sjellë vjedhjet.

“Jetën ta kanë shkatërruar vjedhjet o kryehajdut!”, shkruan Berisha ndërsa shpërndan edhe videon.

Incidenti ka ndodhur gjatë ceremonisë së rihapjes së Muzeut Arkeologjik në Durrës, në kohën kur Gonxhe duke dashur që të tregojë zellin e tij ndaj Ramës dhe të huajve që ndodheshin aty, duket se ka bezdisur kreun e qeverisë, i cili në një moment nuk ka duruar më.

‘Lëre mo të flasë se më shkatërrove’, i ka thënë Rama Gonxhes me një ton kërcënues edhe pse me zë të ulët.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi-Hoxhës: Së paku u kërkoni falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka kërkuar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, …