Këlliçi: Rama drejton industrinë e ndërtimit që pastron paratë në Shqipëri

Çmimet e larta të banesave dhe rritja e pastrimit të parave janë pasojë e kryeministrit Edi Rama. Kështu është shprehur në rrjetet sociale deputeti i PD-së Belind Këlliçi, sipas të cilit Tirana është një ndër 4 qytetet më të shtrenjtë në Europë, duke iu referuar të dhënave nga Numbeo dhe INSTAT.

“Janë dy të dhëna që edhe pse në burime të ndryshme, lidhen thelbësisht me njëra tjetrën dhe të dyja të çojnë tek Edi Rama! Sipas studimit të Numbeo, nisur nga të ardhurat dhe fuqia blerëse, Tirana për rritjen e çmimit të apartamenteve barazohet me Milanon dhe vendoset në 4 qytetet më të shtrenjta në Europë, ku një familje i duhen 17.6 vite punë për të blerë një banesë”, shkruan Këlliçi.

Sipas tij, sektori i ndërtimit është kthyer në pikën kryesore ku qarkullojnë para me burim të dyshimtë.

“E dhëna tjetër vjen nga INSTAT dhe bën të ditur se pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit. Dhe është pikërisht sektori i ndërtimit ku ky fenomen është i përhapur. Gjatë 2025 kjo veprimtari kriminale u rrit me 11% krahasuar me një vit më parë.

Ko është arsyeja kryesore pse çmimet janë kaq të larta dhe të papërballueshme nga qytetarët. Por të dyja këto dukuri tregojnë në sfond portretin e Edi Ramës. Ai është personi që cakton vendet ku do ndërtohet, merret me projektet dhe është ai që jep lejet.

Si në Tiranë ashtu dhe në zonat turistike. Pra Edi Rama e drejton këtë industri ku fitimet janë të larta dhe pastrimi i parave është në rritje? Kemi të bëjmë me të ardhura të dyshimta e të paligjshme nga dy burime kryesore, krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Dy fusha ku Edi Rama ka lidhjet e tij të fuqishme. Aferat e mëdha lidhen me vendimet e tij me qeverisjen dhe tenderat e tij. Ndërsa krimi i organizuar ka gjetur tek ai partnerin e duhur për të penetruar në treg. Nëse është dikush drejtpërdrejt përgjegjës pra për çmimet e larta të apartamenteve dhe për pastrimin e parave të krimit, ai është Edi Rama”, shkruan Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për autokracinë elektorale dhe pengesat në rrugën drejt BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë një prononcimi për media në forumin …