Noka takime me shitësit ambulancë: Këtu nis revolta e vërtetë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të thirrjes për protesën e 8 Majit.

Noka shkruan se revolta e vërtetë nis nga shitësit ambulantë dhe marketet e lagjes, ku listat e borxheve rriten çdo ditë.

Postimi

Të parët që e lexojnë realitetin ekonomik janë shitësit dhe blerësit e vegjël, veçanërisht ambulantët, sepse preken drejtpërdrejt nga luhatjet më minimale të çmimeve. Këtu diferencën e bëjnë qindarkat.

Shqipërinë e vërtetë e sheh në tregjet e fruta-perimeve, në ushqimoret mes lagjeve me listat çarçaf, në shkëmbimet e përvuajtura ku dëgjon lloj-lloj hallesh. Nga këtu duhet të nisë kryengritja, nga tregu, nga furra e bukës, nga ushqimorja e lagjes. 8 MAJ, shënoje në kalendar!

About Redaksia

Check Also

10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin

Nga Luçiano BOÇI 1. Prrenjasi ka masë të mjaftueshme demografike për të qenë bashki më …