Dëshmia në gjykatë/ Gazetari çon drejt burgut Taulant Ballën

Në dëshminë e dhënë në Gjykatë Taulant Balla është tërhequr nga denoncimi që ka bërë si Kryetar i grupit parlamentar të PS dhe si deputet dhe është deklaruar se e ka dërë denoncimin si qytetar. Balla shkoi edhe më tej në gjykatë në përballjen me Maltezin duke deklaruar se informacionet në lidhje me dosjen “Partizani” i kishte marrë nga media.

Kjo është edhe një nga gafat më të rënda të Ballës. Ai ëstë kapur në mashtrim dhe kallëzim të remë.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në media se dëshmia e Ballës është e gënjeshtër. Ai kujtoi se denoncimi i Ballës në SPAK në lidhje me dosjen “Partizani” është bërë në nëntor 2021, ndërsa investigimi i të keqpërdorurit të Ramës, Bolino në median e tij nuk është bërë përpara denoncimit, sikurse pretendonte Balla, por është bërë tre  muaj pas denoncimit të Ballës në SPAK.

Publikisht Balla sot ka mashtruar nën betim gjykatën dhe kjo e detyron Gjykatën ta marrë atë të pandehur. Investigimi i gazetarit Hoxha në fakt çon drejt burgut Ballën sepse ka mashtruar gjykatën në përpjekje për ti ikur përgjegjësisë ligjore që ka në lidhje me denoncimin e bërë në SPAK për dosjen “Partizani”.

Deklarata e gazetarit Artan Hoxha

‘Në këtë proces është interesant fakti që do të dëshmojnë politikanë të nivelit të lartë, përfshirë kryeministrin dhe kryetarin e grupit parlamentar të partisë mazhorancës që është sot në pushtet. Gjë të cilën SPAK-u duhet ta kishte bërë gjatë fazës hetimore.

Pra, SPAK-u duhet t’i kishte thirrur paraprakisht si persona, pra minimalisht duhet t’i thërriste si persona që kanë dijeni mbi çështjen. Balla për shkak se është kallëzuesi dhe Rama për shkak se shfaqet në momentet kruciale të çështjes. Si ish-kryetari i Bashkisë Tiranë, i cili ka hedhur firmën e vet në dokumentacionin që është përcjellë pastaj më mbrapa në strukturat e tjera shtetërore.

Kështu që SPAK-u nuk e bëri këtë gjë, nuk pati kurajo. Dhe ajo që na u shit neve pastaj si arritje e madhe që po i thërresin dëshmitarë në gjykatë, kjo është gjëja më normale, do vijnë të thirren si dëshmitarë. Dhe si dëshmitarë po i thërret pala e dëmtuar, pra pala që në këtë çështje është e akuzuar, në vend, gjë të cilën duhet ta kishte bërë SPAK-u pa ardhur në procesin gjyqësor. Gjithsesi, sot ndodhemi para këtij fakti. Tek dëshmia prej afro tre orësh që dha zoti Balla, i cili është dhe, thashë, kallëzuesi, kishte diçka që kërciste dhe zoti Balla, duke qenë që është dhe jurist, ose duhet të ishte konsultuar ose duhet të ishte më i vëmendshëm.

Kush është problemi që pashë te dëshmia e Ballës sot? Te dëshmia e Ballës, pra, atë që e tha dhe kolegu pak më parë, Fatjoni, pra Balla është përpjekur që pjesën e kallëzimit, pjesën e kallëzimit, të cilën SPAK-u mund ta merrte dhe nga media, kishte 1000 mundësi të tjera, pra mund ta mbulonte në një formë tjetër, ai u përpoq t’ia jepte medias dhe kryesisht t’ia atribuonte medias së, mos gaboj, Shqiptarja.com dhe Report TV, të cilët kanë bërë një, kanë bërë tre cikle atëherë emisionesh dhe shkrimesh në lidhje me këtë çështje, pra me çështjen e kompleksit Partizani.

Çfarë ndodh tani? Dhe ku kërcet çështja? Dhe ku Balla atë që thotë nuk i mbaj mend datat, ka bërë mirë. Se po të thoshte data, do i hapte probleme vetes. Tani, pse është e pabesueshme ajo që thotë Taulant Balla? Dhe pse Taulant Balla nuk duhet t’i referohet medias? Sepse, kallëzimi i Taulant Ballës është bërë saktësisht në datën 17 nëntor 2020.

Ndërkohë, çështja është regjistruar në SPAK në 1 dhjetor të 2020-ës. Pra gati dy javë më mbrapa. Sa filloi punën SPAK-u. Çfarë ndodh? Investigimet e Shqiptarja.com dhe Report TV janë bërë saktësisht: i pari në datën 15 shkurt 2021, i dyti 17 shkurt 2021 dhe i treti 22 shkurt 2021. Pra, kur është bërë kallëzimi, nuk kanë ekzistuar këto?

Dhe këtë ai duhet ta ketë të qartë, një verifikim të hynte në Google dhe do ta shikonte që s’mund t’i referohesh dot medias. Media të ka mbështetur mbrapa. Pra, ti nuk ke marrë spunto nga materialet e medias. Është e kundërta. Media ka marrë spunto nga kallëzimi.

Kallëzimi është bërë para se media të nxjerri… Se për këto bëhet fjalë, për këto histori, për këto investigime apo histori apo quajini si të doni, dhe këtu i referohej zoti Balla dhe tha, media ka dhënë një kontribut të madh.

Në fakt, kallëzimi është bërë pa patur në referim media. Unë e kam lexuar atë kallëzimin, nuk i referohet asnjë medie. Kallëzimi është i pastër, duket që nuk është bërë nga ndonjë qytetar i thjeshtë, është bërë nga profesionistë’, – u shpreh gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.

About Krye Redaktor

Check Also

Lëvizje brenda socialistëve/ Malaj: E mbështes Spiropalin nëse ndahet nga Rama

Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania debatet e brendshme …