Gjatë seancës së sotme për dosjen “Partizani” denoncuesi Taulant Balla që mashtroi ne pjesën e parë të dëshmisë pas pyetjeve te Malltezit, u është përgjigjur edhe pyetjeve të avokatit Sokol Mëngjesi. Edhe në këto shpjegime ai nuk ka mundur që të sqarojë se ku është paligjshmëria në të gjithë këtë çështje. Kërkesës së avokatit që të paraqiste si akuzues, një fakt a dokument, ku e bazonte korrupsionin, Balla i është përgjigjur se, “kështu e mendoj”. Duke mos mundur të japë asnjë shpjegim për akuzat e tij politike dhe ndikimin tek drejtësia që kjo çështje të hetohet politikisht vetëm për të goditur kreun e PD Berisha.
Sokol Mëngjesi: ku e bazoni kundraligjshmërinë?
Balla: E bëra sqarimin tim, është në prokurori dhe kallëzimin tim
Mëngjesi: Na refero disa fakte që ke hetuar vetë apo i ke parë nga dokumentacioni?
Balla: s’kemi të bëjmë me rast tipik të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për një pronë të MM privatizohet, kthehet prona, krijohet kompani, ndërtohet…. Faktet janë në nenet e kodit penal. Mbi të cilat mbështetet arsyetimi im
Mëngjesi: një fakt a dokument, ku e bazon korrupsionin
Balla: e mendoj kështu
Elsa Ulliri: pa menduar
Balla: Pa menduar se them dot. Jemi para një rasti se si një person i lidhur me person me pushtet publik, krijon kompani, marrëveshje, pasuri dhe i shkon pasuria personit me pushtet. Kam treguar fakte ae si një personi të lidhur me pushtetin i kthehet prona brenda ditës
Mëngjesi: kush e privatizon, nëse ka qenë pronë e ushtrisë, ndodhet në tokë të privatit dhe strukturat shtetërore e nxjerrin në privatizim, kush e privatizon?
Balla: Shtëpia qendrore e ushtrisë ndodhet sot në pranë private, pse si kthehet kjo pronarit të truallit ndërkohë partizani i kthehet. Mendoj se ka favorizim. Personat e kallëzuar prej meje Berisha, Malltezi dhe persona të tjerë e kanë mundësuar privatizimin.
Mëngjesi: Berisha dhe Malltezi çfarë kanë bërë një veprim konkret?
Balla: Të dhënat që kam patur i kam dhënë në kallëzim.
Mëngjesi: Unë nuk di gjë nga kallëzimi, mund të na e thuash
Gazeta RD