Thirrja e Kumbaros në SPAK/ Zhupa publikon aferën korruptive te “Arena Kombëtare”

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka rikthyer në vëmendje denoncimet e saj të hershme për aferën e stadiumit kombëtar, pas marrjes në pyetje për rreth katër orë në SPAK të Mirela Kumbaros.

Zhupa, e cila ka qenë denoncuesja publike që në kohën kur hartoheshin VKM-të dhe projekti për stadiumin e ri, e cilëson çështjen si një aferë korruptive, të paligjshme dhe klienteliste, duke akuzuar për vjedhje të tokës publike, ndryshim destinacioni dhe favorizim të të njëjtëve klientë të pushtetit.

Reagimi i Zhupës

Shumë gazetarë dhe qytetarë më kanë pyetur për denoncimet e bëra për stadiumin, pas marrjes në pyetje të Mirela Kumbaros për 4 orë në SPAK.

Vetëm disa fragmente po risjell në vëmendje që tregojnë pse kjo është një aferë korruptive, e paligjshme dhe klienteliste. Vjedhje e tokës publike, klientët e përhershëm të pushtetit që bëhen pronar, VKM për ndryshim destacioni dhe i njëjti grup që pasurohet.

Dhe mos harroni: siç mund ta dëgjoni në deklaratë “Alb Stars” që është te stadiumi, është edhe te Gjiri i Manastirit…

10 vjet më pas, por uroj që drejtësia të vihet në vend një ditë për çdo pasuri publike.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Një televizion mendon se nëpërmjet Salianjit të rregullojë marrëdhëniet me Edi Ramën!

Iva Grillo: A nuk do ishte më mirë evitimi i proceseve për një periudhë të …