SPAK kontroll shtëpisë së Sokol Ballës, ja për çfarë dyshohet

SPAK po ndjek një strategji hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke futur në “unazë” të gjithë rrethin familjar dhe atë shoqëror të saj.

Ylli “polar” i kontrolleve më të fundi ndaj rrethit të Ballukut ka qenë edhe gazetari Sokol Balla, ish-bashkëshorti i numrit dy të Ramës.

Pak ditë më parë SPAK ushtroi kontroll në banesën e Sokol Ballës, i cili edhe pse është zyrtarisht ish-bashkëshorti, duket se ka shërbyer si mekanizëm për pastrimin e parave të ish-gruas, dyshon SPAK.

Kujtojmë se para se ish-bashkëshorti i Belindës, Sokol Balla, të kontrollohej nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ai është paraqitur në SPAK dhe ka dhënë shpjegime lidhur me disa transferta parash në Austri dhe jo vetëm.

Gjatë daljes nga ambientet e SPAK, Balla doli i “trullosur”, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe, për më tepër, ngatërroi derën e daljes nga ambientet.

About Redaksia

Check Also

Berisha flet për strategjinë e protestës së 8 majit: Ne mbetemi të pamposhtur!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, strategjia e protestës së 8 majit do të …