Skandali-Rama me paratë e shqiptarëve/ 50 milionë euro për stadiumin që do çmontohet pas koncerit të Kaney West

Ermal Hasimja
50 milionë euro nga qeveria për stadiumin 1 ditor për koncertin e Kanye West! Nuk po merrem me çfarë do të ishin bërë me kaq para.
Më bën përshtypje përsëritja e të njëjtës filozofi të Rilindjes: krijimi i fasadës për të fshehur përmbajtjen reale.
Shqipëria, ky vend me kryeministër piktor, me ministren dixhitale Diella, me satelitë, me fasadat me ngjyra, me kopështin e kryeministrisë, por edhe vendi më i varfër në Evropë, më i korruptuari, me arsimin e shëndetësinë më të dobët.
Sa më i hidhur realiteti, aq më e bukur dhe e shtrenjtë fasada!
E vetmja gjë e mirë: kjo filozofi nuk gënjen më askënd. Shqiptarët e kanë kuptuar dhe do të lëvizin.

About Krye Redaktor

Check Also

Hebrenjtë paralajmërojnë Ramën/ “Nuk mund të lejohet koncerti i Kanye West…”

Reagimi Perspektiva e një koncerti nga Kanye West në Shqipëri nuk është një zhvillim i …