“I përkedheluri i Partisë…”/ Kush është monstra që vrau me aksident dy fëmijet në Durrës

Sali BERISHA

Një tragjedi e vërtetë!

Miq, 58 vjeçari Radaçi iu mori jetën në Durrës me makinë dy djemve, njëri 10 dhe tjetri 13 vjeçar dhe të tretin 8 vjeçar e dëmtoi rëndë dhe si monstër ai ja mbathi. I la në kthetrat e vdekjes. Nuk iu dha asnjë ndihmë. Autori është i njohur si i përkëdhelur i partisë së krimit, problematik për lagjen por imun e i paprekshëm. Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të engjëjve viktima. Unë i lutem Zotit që shpirti i tyre të bëhet dritë dhe prindërit të gjejnë forcën për të përballuar këtë gjëmë të rëndë si dhe uroj shërim të shpejtë vogëlushit në spital. Kurse vrasësit të fëmijëve dhe mbrojtësve të tij, ndëshkimin më të rëndë.

About Krye Redaktor

Check Also

Hebrenjtë paralajmërojnë Ramën/ “Nuk mund të lejohet koncerti i Kanye West…”

Reagimi Perspektiva e një koncerti nga Kanye West në Shqipëri nuk është një zhvillim i …