Kryetari i PD, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, tha se këto që ne dimë për AKSHI-n nuk janë as 10% e asaj dosjeje.
Gazetarët: Doktor, ju dispononi një tjetër dosje që është dosja AKSHI. Edhe aty ka dëshmitarë të drejtësisë.
Sali Berisha: Jo, nuk e disponoj dosjen e AKSHI-t. Por dosja e AKSHI-t, siç e dini ju, domethënë, të paktën tre ose katër herë unë e kam denoncuar pengmarrjen e Daniel Shimës. Kur nuk kam patur dijeni për pengmarrjen e Geron Meçes. E kam mësuar më vonë për Geron Meçen.
Gazetarët: Po e përmende sërish Geron Xhafën, ekziston risku të shkosh në burg. Se kështu ndodhi me Salianjin.
Sali Berisha: Pse?
Gazetarët: Sepse foli për pengmarrjen.
Sali Berisha: Ai ishte burgim politik, e kam thënë dhe e them, nuk ka asnjë lloj diskutimi dhe Fatmir Xhafa është po aq fajtor sa i vëllai i tij që e mori e paketoi. Asaj unë i qëndroj plotësisht. Nuk ka asnjë, asnjë lëvizje nga ato pikëpamje që kam shprehur dhe i shpreh në parlament.
Por për Geron Meçen e kam mësuar më vonë. Për këtë dosjen e Megi, Megi me mbiemër gjerman, edhe këtë e kam mësuar më vonë.
Ka paguar 1 milion. Por një gjë dua t’ju them. Nga burime serioze, absolutisht serioze, të huaja, këto që ne dimë për, për AKSHI-n, janë as 10% e asaj dosje. Nuk mund t’i imagjinoni ju videot, filmat, fotot që ekzistojnë aty…
Gazetarët: Që ju i keni parë?
Sali Berisha: Jo! Po t’i kisha parë, të jesh i bindur që i nxirrja. Për Edi Ramën dhe enturazhin e tij më të afërt. Aty përdoreshin maska, paruke për t’u futur, bëheshin gjëra që tejkalojnë imagjinatën, e të tjerë e të tjerë. Por ajo dosje me sa duket po këtu në SPAK nuk po veprohet. Po tentohet të mbyllet, por fatmirësisht që ajo dosje ekziston edhe në vende të tjera.
Gazeta RD