Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Gjykata për kërkesat e mia, i kanë përgjigjet e gatshme dhe të menjëhershme.
Gazetarët: Zoti Berisha, do parashtroni një kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë apo…
Sali Berisha: Kush të tha? A e ke marrë vesh ti që unë e kam paraqitur kërkesën dhe ma ka refuzuar? Dhe unë e zbatoj masën e sigurisë me seriozitet të madh biles edhe vij këtu bëj dhe konferencë shtypi.
Gazetarët: Keni kohë që nuk e keni paraqitur, prandaj po ju pyes.
Sali Berisha: Kam paraqitur, ka kaluar në të gjitha fazat. Ta pyesësh avokatin nëse ka kaluar në Gjykatë Kushtetuese, po me sa di unë dhe atje se i kanë të gatshme përgjigjet për mua, i kanë të imediate.
Gazetarët: Kjo nuk ju pengon ta bësh sërish kërkesën.
Sali Berisha: Jo, po nuk mund të përsërisësh të njëjtën.
Gazetarët: A ju ka lezetuar ardhja në SPAK dy herë në muaj?
Sali Berisha: Tani unë e përdor këtë ardhje timen për të informuar qytetarët, për të bërë transparencë sepse mediat për fat të keq, shumë gjëra nuk u thonë. Më lejoni, jemi këtu vetëm një moment.
Qytetarët shqiptarë kanë dëgjuar miliona, miliona herë reforma e drejtësisë, reforma e drejtësisë, reforma e drejtësisë. Qytetarët shqiptarë nuk kanë dëgjuar më shumë se një herë ose asnjëherë 200 mijë dosje stok. Se për të bërë një vendim, gjykatësit i duhen 1300 ditë. Vendim për të zbardh një vendim. Sepse një gjykatës ka 1000 vendime të pazbardhura. Këto mediat nuk ua thonë ju. Prandaj jam unë këtu për t’ua thënë nëpërmjet këtyre konferencave. Pronarët e mediave ua fshehin këto.
Gazeta RD