Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar edhe akuzat ndaj mediave. Berisha tha se, Konfuci thotë, kur fjalët humbasin kuptimin, qytetarët kanë humbur lirinë!
Sali Berisha: Prit të lutem, të lutem, shiko. Gazetarëve vetëm një lutje kam. Mos u bëni zëdhënës të pronarëve se…
Gazetarët: Nuk ua rindërtuat ju doktor? Qeveria juaj i bëri këta pronarë.
Sali Berisha: Sigurisht. Edhe Top Channel-it i dhashë licencën kombëtare, sepse unë nuk udhëhiqem nga urrejtja apo keqpërdorimi i mediave. Për ato që kam bërë unë, respektoj mediat e lira.
Po kur Top Channel-i shndërrohet në Top Tunel, përgjegjësia ime është? S’është përgjegjësia ime. Prandaj i them këto. Pra, të dashur qytetarë, dëgjoni se u flasin, një minutë, ju flasin 1 milion herë reforma për drejtësi dhe njeriu thotë ‘bah, çfarë është kjo, po çfarë qenka kjo, kaq e mirë, kaq…’.
Dhe nuk u thonë se reforma për drejtësi ka lënë qytetarët pa gjykata, pa proces gjyqësor. I detyrohen të presin 15 vite për një dosje. Detyrohen të paguajnë qimet e kokës për ta afruar hetimin. Detyrohen të vijnë nga Tropoja, nga Konispoli në Tiranë për gjyqin e Apelit. Është organizimi më i keq që ka bërë.
Pra, e kuptoni apo jo? Përdorin termin e qeverisë dhe të Edi Ramës, se reforma për drejtësi është unike në botë, se reforma për drejtësi është kjo dhe ajo, se reforma për drejtësi i la qytetarët pa drejtësi. Këtë nuk e thonë dot sepse pronari do të marrë tendera, se pronari duhet të marrë ndërtesa, se pronari duhet të marrë lehtësime me taksa. Ndaj dhe kjo, po e paralajmëroj këtu, kjo do jetë një betejë e vazhdueshme e Sali Berishës, absolutisht jo me gazetarët. Jo, gazetarët janë të autorizuar.
Gazetarët: Me kë?
Sali Berisha: Në opinionin e tyre të thonë ç’të duan për Sali Berishën. Ç’të duan, asnjë kufizim. Por interesi publik është interes publik.
Gazetarët: Ju përshëndesin nga burgu 313…
Sali Berisha: Një përshëndetje të përzemërt. Po, qytetarë janë ata, kanë të drejtat e tyre ata. Atyre u shkelmohen të drejtat. Pra, urdhëro. Pse përshëndesin ata? Sepse vendimi, sepse gjykatësi, a e dini si bën? E kapin këtu, e gjejnë me një, me 2 gramë kanabis, e plasin aty, i japin vendimin, e plasin 100 ditë, 200 ditë, nuk zbardhet vendimi dhe ai mbetet në paraburgim aty.
Dhe tani dëgjo, Pilati që e krijoi këtë situatë, Edi Rama, rri dhe i kritikon thotë: po si ka mundësi, thotë, të mbushen burgjet me të paraburgosur. Po të paraburgosurit i mbushe ti, sepse i mbushe ti të paraburgosurit, sepse bëre, e solle në atë mënyrë sa një gjykatës, një gjykatësi të vonojë 1300 ditë vendimin për ta zbardhur. Dhe tani bile po i bëjnë me inteligjencë artificiale.
Gazetarët: Ju jeni në të drejtën tuaj si politikan, z. Berisha, të bëni debate dhe me pronarët e mediave. Më ler ta mbaroj deri në fund fjalinë, po duhet të më lësh ta mbaroj që ta kuptosh. Por unë mendoj që beteja juaj kryesore duhet të jetë me Edi Ramën dhe atë që e konsideroni si regjim, apo jo?
Sali Berisha: Ka njeri që e ka qëlluar me aq ashpër regjimin e Edi Ramës sa unë? Asnjëri! Por, armët, jo absolutisht. Mirë, gjeje. Asnjëri! Në mënyrë të përditshme. Dhe jo vetëm këtu, por në mbarë botën. Por, armët e tij, gjuha e Edi Ramës, është transmetuar, është shndërruar në procesin e korruptimit të gjuhës shqipe.
Ju lutem, korruptimi i gjuhës është akti më i rëndë që mund të ekzistojë. Urdhëro pra, merr fjalën: reforma për drejtësi. Reforma për drejtësi dhe qytetarët thonë: a, sa aty… Reforma për drejtësinë që i la pa drejtësi. Këtë duhet, nuk ua thonë mediat këtë. Nuk ua thonë që dosja pret 15 vite për t’u gjykuar. Nuk ua thonë se gjykatësi ka 1000 vendime të pazbardhura dhe qytetarët janë në burg. Këto, nuk u thuhen. Ndaj dhe unë do, e kam mision këtë.
Unë, vazhdoj me misionin tim. Nuk lëkundem unë. Një gjë që unë e kam mision, e kam mision dhe siç luftoj mafien më të rrezikshme shtetërore tëEdi Ramës, do luftoj dhe mafien e fjalës së lirë. E di ç’thotë Konfuci? Konfuci thotë: Kur fjalët humbasin kuptimin, qytetarët kanë humbur lirinë. Dhe këtë, mos e harroni kurrë!
Gazeta RD