Raporti i PE/ Berisha: Vota e plaçkitur ka marrë ndëshkimin më epror në tempullin e demokracisë evropiane!

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal edhe te Raporti i Parlamentit Evropian i miratuara këtë të martë, 5 maj në Bruksel, ku tha se vota e plaçkitur ka marrë ndëshkimin më epror në tempullin e demokracisë evropiane.

Në fjalën para deputetëve në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha tha se raporti thekson shqetësimet e lidhura me fushën e pabarabartë, keqpërdorimin e burimeve të administratës, shuarjen e vijës midis institucioneve shtetërore dhe strukturave të partisë, duke konfirmuar sipas tij, partinë-shtet.

Berisha: E lexova më parë, por po ua lexoj edhe ju këtu, vetëm dy paragrafë.

Paragrafi i zgjedhjeve thekson, mban shënim se Komisioni dhe raporti i OSBE/ODIHR vlerësojnë se kuadri ligjor elektoral i Shqipërisë si gjerësisht si të përshtatshëm për të zhvilluar zgjedhje kompetitive.

Ndërkohë theksojnë shqetësimet e lidhura me fushën e pabarabartë, keqpërdorimin e burimeve të administratës, shuarjen e vijës midis institucioneve shtetërore dhe strukturave të partisë.

Raporti konfirmon partinë-shtet. Monstër. Partia-shtet është monstra e një regjimi, është monstra elektorale, është monstra e lirisë së qytetarëve.

Në qoftë se kërkohet një monstër në kuptimin e vërtetë të fjalës, ajo e ka emrin parti-shtet dhe ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për diagnozën, për konstatimin që i gjithë spektri politik i Parlamentit Europian i ka bërë situatës.

Theksohen akuzat për blerjen e votës, presionin mbi zgjedhësit dhe kërkon që mazhoranca dhe opozita të ndjekin në mënyrë konstruktive dhe inkluzive reformën elektorale, çka ne po e bëjmë me seriozitetin më të madh.

Por për ne si opozitë, për shqiptarët kjo është një arritje e madhe.

Vota e tyre, e plaçkitur, ka marrë ndëshkimin më epror që mund të marrë në tempullin e demokracisë evropiane.

Nuk janë këto fjalë të Sali Berishës apo të bashkëpunëtorëve të tij, por këto janë fjalë të parlamentit evropian të të gjithë spektrit.

Sepse të gjithë bashkohen në atë që quhet shtet ligjor.

Dhe pa votë të lirë, nuk ka shtet ligjor.

Por gjithashtu nxin në raport Lubi Balluku, Olta Xhaçka dhe kriminelë të tjerë në parlament, përveç Edi Ramës, ai po e po.

Raporti thotë, rikujton se imuniteti parlamentar është pjesë e rrjetit kushtetues të përcaktuar që të sigurojë funksionimin e mirë të institucioneve demokratike, por thekson se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret strikt në përputhje me përcaktimet e Kushtetutës dhe procedurat e vendosura ligjore pa ndërhyrje politike.

Ja ku del Edi Rama këtu me Lubi Ballukun.

Pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa.

Dhe atëherë këta mashtrues ordinerë dalin dhe u thonë shqiptarët se po padisin opozitarët në Bruksel e këndej dhe andej.

Ja ku janë.

Nuk është padi kjo.

Ata ishin në Shqipëri. I kërkuan zyrtarisht Edi Ramës, u ul në gjunjë si lëngaraq, bëri figurën më poshtëruese për veten e tij që t’i heqë këto.

Por nuk ka, nuk lëvizin.

Këto janë të vërteta që nuk mund t’i fshehë kush kurrë.

Dhe unë mendoj se këto duhet të frymëzojnë sot çdo shqiptar të qëndrojmë, të qëndrojmë, të qëndrojmë.

About Redaksia

Check Also

Kaso: Kandidatura e kryetari Sali Berisha plotëson kriteret për garën e 23 majit! Salianji nuk është anëtar i PD

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar unanimisht kandidaturën e Sali Berishës si të vetmin në …